E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota e hokeit ne zi per ekipin rus


Rusia dhe e gjithë bota e hokeit po mbajnë zi për vdekjen e 36 lojtarëve dhe zyrtarëve të ekipit të Lokomotivës së Jaroslavlit në një incident ajror.

Autoritetet e sportit të hokeit e kanë cilësuar incidentin në Jaroslavl si “ditën më të zezë të historisë së këtij sporti”.

Avioni tip “Yak-42” u rrëzua vetëm pak momente pasi ishte ngritur në ajër dhe menjëherë u përfshi nga flakët.

Në total në bordin e tij ndodheshin 43 persona, përfshirë lojtarët më të mirë të Rusisë dhe Evropës, të cilët humbën jetën. Vetëm dy vetë mbijetuan.

Të 11 lojtarët e huaj dhe trajnerët që ishin në bord mbetën të vrarë. Mes tyre spikasin emrat e trajnerit kanadez Brad McCrimmon, sulmuesit suedez Stefan Liv dhe disa lojtarë nga Bjellorusia, Republika Ceke, Gjermania, Latvia, Sllovakia dhe Ukraina.

Lojtari rus që i mbijetoi aksidentit, Alexander Galimov, ka pësuar djegie në 80 për qind të trupit, bashkë me një anëtar të ekuipazhit të avionit, i identifikuar si Alexander Sizov.

Skuadrat e shpëtimit kanë nxjerrë deri tani 35 trupa të pajetë, 12 prej të cilëve janë identifikuar.

Motivet e rrëzimit po hetohen, por mediat ruse shkruajnë se avioni mund të jetë goditur një antenë radioje.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

Vrasja në Tiranë, arrestohet një person
Policia vijon hetimet
Përmbarimi bllokon financat e ministrive
Gaddafi: Jam ende në Libi
Kriza, shefat e diplomacive në Tiranë
Bregu: 12 prioritetet, test për politikën

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›