Bota e tmerrshme e fëmijëve- nuse

Faiz dhe Ghulam
Në moshën 11- vjeçare, Ghulam është martuar me një 40-vjeçar Jaiz në një fshat afgan, duke u bërë kështu një prej më shumë se 10 milionë vajzave të reja që po detyrohen të martohen me burra që nga mosha duhet të ishin baballarët e tyre apo gjyshërit.
Në përpjekje për të filluar bisedimet botërore lidhur me efektet shkatërruese të martesave në moshë të hershme, të cilat aktualisht po aplikohen në më shumës e 50 vende në zhvillim, Kombet e Bashkuara kanë caktuar si Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve Vajza, 11 tetorin.
Me këtë rast, si dhe për të tërhequr vëmendjen për këtë problem, fotoreporterja, Stephanie Sinclair në bashkëpunim me National Geographic kanë krijuar këtë set fotografik ku burra të moshës së madhe kanë lidhur fejesë apo kurorë me vajza krejt të reja, nga Inida, Jemeni dhe Etiopia.
