E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bota kujton 40 vjetorin e vdekjes se Hendrix

Bota celebron 40 vjet pa Jimi Hendrix njeriun qe e transfomoi muziken rock duke i dhene nje tingull te ri dhe origjinal qe do te behej baze per nje brez te tere kengetaresh e grupesh.

Teze kur te behem i madh do shkoj shume larg dhe nuk do te kthehem me asnjehere. Ishte 8 vjec kur Hendrix e tha kete ne nje moment qe martesa e prinderve te tij ishte ne krize. Pak vite me vone kur ishte 15 vjec e ema Lucille tek e cila shikonte perhere shpetimin nderroi jete. Muajt ne vijim Jimi nisi nje karriere te lavidishme qe do te ndalej vetem nga vdekja. Autor i teksteve magjike e ikone mediatike Hendrix nderroi jete ne 18 shtator te vitit 1970 ne moshen 27 vjecare.

Harry Shapiro dhe Caesar Glebbeek do hedhin ne treg biografine e kengetarit dhe muzikantit te famshem vetem 2 dite para 40 vjetorit te vdekjes se tij. Me rastin e ketij pervjetori Londra qyteti ku ai mbylli syte do ta kujtoje me shume se cdo vend tjeter ne bote. Shtepia ku ai jetoi ekzpozita dhe aktivitete te shumta do te celen ne kryeqytetin anglez.

Gjithashtu BBC do shfaqe intervista dhe shfaqje te viteve 67-69. Ketu nuk do mungojne as duetet me Stevie Wonder si dhe kenge te interpretuara nga Bob Dylan Beatles Muddy Waters dhe Cream. Gjithcka do te mbyllet ne fund te vitit me nje dokumentar te drejtuar nga Bob Smeaton.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›