Vetevritet aktori Llazi Serbo

Ai u gjet nga nje koleg ne banesen e tij ku jetonte i vetem. Policia beri te ditur se vdekja ka ndodhur per shkak te vetevrasjes me nje arme gjahu qe aktori mbante ne banesen e tij. Llazi Serbo ishte 62 vjec dhe prej disa kohesh vuante nga depresioni.
Vitin e kaluar ai u vleresua me cmimin nderi i Qarkut te Korces ndersa me heret kishte marre edhe titullin Artist i merituar. Llazi Serbo e ka nisur karrieren e tij artistike me dramen Njolla te Murme nderkohe qe do te arrinte ne 100 numuri i roleve te ketij artisti te madh ne skene dhe ne ekran.
Ai njihet per rolin e spikatur te komandantit gjerman ne filmin Nusja dhe Shtetrrethimi ne vitin 1978 gjithashtu edhe per rolin e Dalanit te Yjet e neteve te gjata ne vitin 1972 apo roli i Kreshnik Martinit ne filmin Operacioni i zjarrit ne vitin 1973. Nder filmat me te spikatur ne jeten e tij artistike jane edhe Kush vdes ne kembe ne vitin 1985 dhe Asgje nuk harrohet ne vitin 1986.