Bota në 2010, miliarda njerëz festojnë ndërrimin e viteve
Milarda njerëz në të gjithë botën pritën vitin e ri me fishekzjarre dhe festa nëpër rrugë, por edhe në mesin e masave të larta të sigurisë.
Ora e parë e vitit të ri u prit me fishkezjarre e festa nëpër rrugë e lokale edhe në qytetet tona në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni.
Atmosfera ka qene me e vaket se zakonisht dhe "lufta" e pervitshme e fishekzjarreve ne lagjet e Tiranes ka zgjatur shume me pak se vitet e tjera.
Kronikat e para televizive treguan Presidentin Topi dhe Kryeministrin Berisha ne garen e pare politike te vitit te ri, gjate vizitave ne dy maternitetet e Tiranes.
"Shyqyr qe Tirana ka dy maternitete, - ishte komenti me gazmor dhe ironizues qe e degjoje ne lokal-kafete e pakta te hapura qe ne oret e para te 1 janarit ne Tirane.
Topi dhe Berisha iu rikthyen retorikes tashmë 20 vjeçare, te "integrimit", kur folen thuajse ne sinkron per "foshnje te lindura si qytetare te BE-se, etj".
Shqiperia pret e fundit ne Ballkan kete vit, liberalizimin e vizave ne mesin e ketij vitit, ndersa "hyrja ne BE" e nenkuptuar nga urimet e krereve te shtetit, sigurisht qe eshte hipebola e pare politike e 2010-s
Policia njoftoi disa te lenduar lehte nga kapsollat dhe fishekzjarret e nderrimit te viteve. Bashkia kishte organizuar nje ceremoni te thjeshte ne sheshin qendror te Tiranes.
Nderkohe edhe ne bote atmosfera festive e pervitshme ka qene kronika e pare e lajmeve. Dhjetra mijë vetë brohoritën kur topi tradicional shumëngjyrësh i kristaltë ra në Times Square në Nju Jork duke shënuar filllimin e vitit 2010 dhe të një dekade të re të këtij shekulli.
Qyteti ishte nën masa të larta sigurie pas përpjekjes në ditën e Krishtlindjeve për të hedhur në erë një avion që zbriti në qytetin amerikan të Detroitit.
Në Londër më shumë se 200 mijë vetë kishin mbushur brigjet e lumit Tamis për të parë manifestimin me fishekszjarre në rrotën e madhe të quajtur Syri i Londrës, përballë ndërtesave të parlamentit dhe nën tingujt e orës Big Ben.
Më parë rreth 120 mijë vetë ngritën dolli në Sheshin e Kuq në Moskë dhe dëgjuan fjalë inkurajuese nga presidenti Dmitri Medvedev, megjithëse vendi është në një krizë të rëndë ekonomike.
Në Spanjë, që mori presidencën e radhës të BE-së në mesnatë, mijëra vetë morën pjesë në një shfaqje dritash dhe muzike në sheshin qendror të Madridit Puerta del Sol ku ishte projektuar në një ndërtesë një imazh gjigand i flamurit të BE-së.
Festa globale filloi në Paqësorin Jugor - në Australi rreth 1,5 milion vetë ndoqën në Molin e Sidnejit, manifestimin tradicional të fishekzjarreve nga Ura e Molit të Sidnejit.
************
GALERI FOTO:
1
Fishekzjarret e Prishtines
2
Presidenti Topi ne Maternitetin e Tiranes
3
Egina dhe Elvi, binjakët vajze e djale të lindura ne nderrimin e viteve 2009- 2010 (ne kapercyell te ores 24.00) ne maternitetin Koço Gliozheni