“Bota nuk është më njësoj”, Rama: Zoti e shpëtoi Donald Trump për dy arsye!

“Bota nuk është më njësoj”. Kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimit ndërkombëtar “Karlspreis – Karli i Madh” një nga nderimet më të larta europiane për personalite me kontribut në bashkimin dhe përparimin e Europës.
Evropa ka më pak miq se sa përpara agresionit rus, dhe Rama tha se ka nevojë për reflektim për të kuptuar pse ka ndodhur kjo. Ndërsa, duke u ndalur tek atentati i dështuar ndaj presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Rma tha se Zoti e shpëtoi për dy arsye, për ta bërë Amerikën të madhe sërish dhe për të zgjuar Evropën.
Rama: Evropa ka më pak miq sot se sa përpara agresionit rus dhe kjo është diçka që duhet kuptuar, duhet reflektuar pse ka ndodhur kjo. Evropa u ngrit për gjënë e duhur duke qëndruar krah Ukrainës. Por pse ka më pak miq? Po flasim për miq që nuk janë në këtë pjesë të botës. Ndoshta Zoti i shpëtoi jetën Trump jo vetëm për ta bërë Amerikën të madhe sërish por edhe për ta zgjuar Evropën dhe për t’i thënë asaj që nuk mund të vazhdojë sikur bota të ishte njësoj sepse nuk është njësoj./vizionplus.tv