E Diel, 1 Nëntor 2026

8 Marsi, Veliaj: Kam lënë porosi që nesër transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj me anë të një postimi në rrjetet sociale ka shkruar se ka lënë porosi që nesër, me rastin e 8 marsit, transporti publik në Tiranë të jetë falas për gratë dhe vajzat.

Veliaj shkruan se zonjat, nënat, vajzat japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit

Postimi i plotë i Erion Veliajt: 

Nesër është 8 Marsi dhe u lashë porosi kolegëve të Bashkisë që, të gjitha nënat, zonjat, dhe vajzat, të cilat i japin çdo ditë kaq shumë nga dashuria, përkushtimi dhe këmbëngulja e tyre qytetit, të udhëtojnë FALAS në të gjitha linjat e transportit urban të Bashkisë së Tiranës.

Faleminderit për punën tuaj të jashtëzakonshme!

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›