E Diel, 1 Nëntor 2026

Bota shqiptare nxori në dritë librin e Lukas, Misioni Amerikan në Shqipëri

Tirane, 31dhjetor 16:59 NOA - Shtëpia botuese “Botashqiptare” nxori në dritë librin e autorit, Peter Lukas

“Misioni Amerikan në Shqipëri”, përkthyer në gjuhënshqipe.

“Edhe autorët e tjerë e kanë portretizuar Enver Hoxhëndhe Mehmet Shehun, dy figurat qendrore në Shqipëri gjatë Luftës së DytëBotërore, por askush nuk ka arritur t’i

portretizojë ata me realizmin dhe plotësinë e PeterLukasit, në këtë libër.

Përshkrimet e tij kombinohen me saktësinë e mijëradokumenteve origjinale që janë ruajtur në Arkivat Kombëtare të Shteteve tëBashkuara, si dhe me rrëfimet personale

të shumë individëve që kanë njohur Hoxhën dhe Shehungjatë luftës, njerëz që Lukasi i ka intervistuar për librin e tij.” (FatosTarifa, ish ambasador i Shqipërisë në

Shtetet e bashkuara të Amerikës).

Libri me përmbajtje historike dhe i dokumentuar me tëdhëna tejet të besueshme, i gazetarit veteran, amerikanit, Peter Lukas,“Misioni Amerikan në Shqipëri” është

njëra ndër veprat e rralla të decenies së fundit qëndriçon shumë aspekte, sidomos të operacioneve sekrete të OSS-it dhebashkëpunimit të agjentëve amerikanë me Enver Hoxhën dhe partizanët e tij gjatëLuftës së Dytë Botërore.

Literatura e sotme është e mbushur me komente e libratë shumtë të njëanshëm të shkruara kundër Enver Hoxhës, ashtu sikur ishinshkruar libra të shumë për Enver

Hoxhën në kohën e sundimit të tij në Shqipëri, poredhe pas vdekjes së tij.

Enver Hoxha vazhdon të jetë kryepersonazh i historisësonë më të re, duke e paraqitur bardhezi, ndërsa vepra të cilën e kemi marrë nëshqyrtim, figurën e Enver

Hoxhës nuk e paraqet bardhezi, por me të gjithangjyrat, pa përjashtuar, të bardhën, as të zezën.

Libri “Misioni Amerikan në Shqipëri...” i mbështeturnë një literaturë të besueshme dhe të bollshme, qoftë në Arkivat Kombëtare tëShtetit, në shkrimet dhe dërgesat

sekrete të misionarëve amerikanë gjatë luftës, qoftënë shtypin e kohës së Luftës së Dytë Botërore, në intervistat dhe reportazhetqë ka sajuar autori, është një libër,

që të lë përshtypje, në radhë të parë për një realizëmtë thellë e të theksuar dhe për paanshmëri në interpretimin e të dhënave dhengjarjeve të bujshme, që kanë

ndodhur në Shqipëri gjatë Luftës së Dytë Botërore.Autori, me njohurinë e gazetarit veteran dhe me qasjen realiste, që iu ka bërëraporteve të misionit amerikan dhe

anglez në Shqipëri ka zbërthyer disa fakte e tëvërteta të keqinterpretuara nga shumë studiues si në kohën e regjimit komunisttë Enver Hoxhës, ashtu edhe

aktualisht nga kundërshtarët e tij, jo vetëm nëShqipëri por edhe  në shumë vende tëbotës.

Autori nuk ka treguar ndonjë simpati për gjeneralinEnver Hoxha, por as urrejtje dhe paragjykime të mbështetura në pikëpamjetideologjike. Ai, duke i qëndruar besnik profesionit dhe etikës së tij krijueseka ballafaquar fakte të shumta, krejtësisht

realiste, të cilat na japim të kuptojmë se Enver Hoxhanuk piku nga qielli, as ishte origjina e tij marksiste leniniste, por ishte njëshqiptar, përfaqësues tipik i

kohës dhe kundërthënieve shoqërore, të cilat e kishinkrijuar dhe në rrethana të tilla ishte mbajtur në pushtet prej krijimit tëPKSH-së në vitin 1941, e deri në

prill të vitit 1985, kur edhe vdiq.

Ky fenomen është parë dhe është studiuar herë nëmënyrë konkave herë konvekse, por gati asnjëherë nuk është parë në pasqyrën evërtetë.

Autori i këtij libri, duke u mbështetur në fakterelevante shkencore, në mos më shumë ka arritur të na zbulojë Enver Hoxhën tëtillë sikur ishte Një komunist i

bindur dhe nacionalist i flakët. Veç kësaj Hoxhatërbohej sidomos kur SOE organizonte operacione kundër gjermanëve pa dijeninë etij dhe pa llogaritur më parë

dëmet që mund të pësoheshin. Pengjet e pafajshëmcivilë që kapeshin e mbyteshin nuk ishin anglezë. Ata ishin shqiptarë. Fshatratqë shkatërroheshin dhe digjeshin nuk ishin fshatra britanike, por fshatrashqiptare... ( Misioni...faqe 45 )

Lënda shkrimore e afishuar nga të dhënat dhe rrëfimete diplomatëve dhe pjesëtarëve të Misionin Amerikan në Shqipëri: Hari Fulc, DejlMekadu, Kapiten Thoma Stefani,

kapiten, Xhejms Hudson, kapiten, Sterlin Hajdn, pastajtogeri, Nik Kukiç, togeri, Xhon’O Kifi, Stefen Peters, Kosta Ruci, GjeneraliDejvis, majori, Bill Maklin,

majori, Antoni Kuejl, dhe nga Enver Hoxha, MehmetShehu, Ismail Karapici, Xhelil Çela e Abaz Kupi, paraqesin një tërësi tëshkëlqyer në pasqyrimin dhe ballafaqimin e

shumë fakteve, nga të cilat zbulohen argumente, që nukjanë të njohura sa duhet për opinionin tonë.

Kjo vepër monumentale dhe e jashtëzakonshme përmendimin tim, është e para që ka thyer akullin shumë të dendur, i cili ështëkrijuar lidhur me figurën e Enver

Hoxhës, figurë kjo që nuk ka nevojë të mbrohet ngaaskush, por ka nevojë të studiohet dhe të prezantohet shtruar, me gjuhën efakteve, me argumente, qoftë edhe

nga kundërshtarët e dikurshëm e të sotëm, me qëllimpër ta kuptuar tërë kompleksitetin e çështjes, sepse është gabim i madh, kurpër figurat historike

flitet e shkruhet vetëm bardh apo vetëm zi. Kjoteknikë e pasqyrimit të realiteti ka ndikuar në fryrjen tejmase të dy kahevekundërshtare, dy taborëve, të cilat janë

pozicionuar për dhe kundër.

Qasja joparimore që bëhet në mediet shqiptare, sidomosnë Shqipëri kundër Enver Hoxhës, është një luftë e karakterit të gjuajtjes sështrigave, që nuk mbështetet në

të vërtetat relevante historike, por mbështetet nëpozicionet partiake e ideologjike, mbështetet vetëm në lëshimet, devijimet dhedobësitë, por jo edhe

esencën e pasqyrimit real të kësaj historie.

Figura e Enver Hoxhës, e parë me sytë e pjesëtarëve tëmisionit Amerikan në Shqipëri, del ndryshe, del realisht shumë më ndryshe sesakëtë e koncepton

literatura e sotme e bollshme, e shkruar kundër tijpër qëllime të caktuara politike.

Faktet e shumta, që sjellë ky libër, na njoftojnë siishin pikërisht pjesëtarët e Misionit anglez, që nuk e duronin Enver Hoxhën, aspërkrahnin forcat partizane.

Anglezët u munduan gjatë tërë luftës ta bindin BallinKombëtar të luftonte italianët e gjermanët, por ata nuk arritën këtë. Duke parëse luftën e vërtetë kundër

pushtuesve e bënin komunistët dhe partizanët e EnverHoxhës anglezët doemos se bashkëpunuan edhe me Hoxhën, por me shumë rezerva dhenë të gjitha rastet, me hile, madje krejt ashiqare. Këtë hile të skajshme ekishin vërejtur pjesëtarët e Misionit Amerikan dhe shumë prej tyre kishinparaqitur edhe mospëlqimet e hapura në këtë

drejtim.

Enver Hoxha bënte dallim të madh mes pjesëtarëve tëMisionit Amerikan dhe atyre anglezë, të cilët armatosnin Abaz Kupin dheballistët e tjerë, që premtuan luftë

kundër fashistëve gjermanë, por nuk e shkrepën as edhenjëherë. Për më keq, ata ndihmuan gjermanët në luftën e tyre kundër partizanëveshqiptarë, madje duke bërë

edhe krime të shëmtuara.

Pavarësisht nga kjo, anglezët nuk hoqën dorë asnjëherënga Balli dhe nuk e përkrahën asnjëherë sa duhet forcën e vërtetë antifashistenë Shqipëri. Enver Hoxha iu

frikësohej anglezëve, meqë ata mendonin ta ndaninShqipërinë pas luftës. Pjesën e jugut do t’ ia bashkonin Greqisë, ndërsa veriudo të mund të vetëqeverisej me

përkrahjen angleze, por duke u mbështetur vetëm nëforcat e Ballit dhe të Legaliteti. Këto fakte argumentohen nga të gjithëpjesëtarët e misionit amerikan, të

cilët në shumicë ishin me origjinë shqiptare dhekishin simpati për Hoxhën edhe pse si agjentë ata vepronin sipas direktivave tëdiplomacisë amerikane.

Libri “Misioni Amerikan në Shqipëri” zbërthen përmrekulli nyjën gordiane të historisë sonë më të re.

Nën ndikimin e misionit anglez, pjesëtarët e Misionitamerikan shpeshherë ishin gjendur në situatë të palakmueshme, meqë misioni ityre nuk ishte sa duhet i shtrirë

në Shqipëri, aq sa ishte misioni anglez, por gëzonterespekt të fortë nga Enver Hoxha, i cili kishte admirim të posaçëm përAmerikën, meqë në dy çastet vendimtare

historike kishte mbrojtur nga shpërbërja Shqipërinëdhe kombin shqiptar. Mirënjohja e tij ishte e thellë, aq sa ai vepronte nëdrejtim që misionin amerikan ta ndante

nga ai anglez, por duke parë se ata ishin të varur, jovetëm njëherë edhe i kishte qesëndisur.

Hileja kundër Hoxhës nuk kishte munguar as ngapjesëtarët e misionit amerikan, të cilët përmes Hari Fulcit merrnin direktivashpeshherë edhe skandaloze. Jo vetëm

njëherë majori Kukiç kishte bërë përpjekje taorientonte kundër Hoxhës, Mehmet Shehun, i cili konsiderohej komandanti kryesori luftës antifashiste së bashku me

Myslim Pezën. Mehmet Sheu i kishte mbyllur gojën Kukiçit,por ky në çdo rast kishte biseduar me të në katër sy, meqë Shehu ishte i prerë,ai thoshte politikën e ka

Enveri, unë luftën.

Në Memorandumin drejtuar Filip Adamsit në Uashington,më 22 shkurt të vitit 1944, Hari Fulci thotë se gjermanëve iu duheshin pesëdivizione për ta pushtuar

Shqipërinë, Por meqë ballistët dhe Zogistët nuk upërfshinë në luftë, gjermanët reduktuan 50 për qind të forcave të tyre. Ndoshtadivizionet që mungojnë në Shqipëri

sot janë duke luftuar në Ançio të Italisë, si forcëkryesore për të vrarë amerikanë dhe anglezë, ndërsa ne përpiqemi të gjejmëmënyrën sesi t’iu japim një leksion të

mirë partizanëve kokëfortë... E vetmja rezistencëkundër gjermanëve në Shqipëri është ajo që po bëhet nga partizanët thotëFulci... ( Misioni... f. 101-102).

Hari Fulci, drejtori i Shkollës teknike Amerikane nëShqipëri, gjatë kohës së regjimit të Zogu, nuk kishte simpati për komunistët,por duke parë se ata po e

drejtonin dhe po e udhëheqin me sukses luftënAntifashiste dhe ishin bërë pjesë e koalicionit antifashist, u munda me çdokusht që përkrahja amerikane të mos

anashkalonte partizanët, mirëpo nuk arriti të ushtontendonjë ndikim të veçantë në këtë drejtim.

Duke pasqyruar hilenë, oficeri amerikan O Kifi ishkruante Fullcit: Partizanët po vuajnë në mungesë ushqimi, veshmbathjeje dhenë mungesë të armëve...Edhe pse të

gjithë amerikanët mirëpriten nga shqiptarët, ne nuk ifurnizojmë ata... I kam parë të vuajnë nga plagët, prej të cilave njeriu irëndomtë do të vdiste. Nëse ata do të

kenë pajisjet, për të cilat kanë nevojë dhe imeritojnë, kam bindjen se gjermanët do të jenë jashtë Shqipërisë shumë mëshpejtë”.

Në këtë mënyrë jo vetëm anglezët të cilët vazhdimishte injoronin Enver Hoxhën, por edhe amerikanët, meqë ishin shumë të lidhur meanglezët, luftën partizane e

mbështetën me rezervë. Enveri i kishte nuhatur tëgjitha dhe bënte dallim mes dy misioneve, edhe pse e kishte kuptuar me kohë seamerikanët në Shqipëri ishin

krejtësisht të varur nga komanda angleze, e cilaasnjëherë nuk hoqi dorë nga Balli Kombëtar, edhe pse asnjëherë nuk arriti t’ ibind të luftojnë kundër gjermanëve.

Një segment tjetër shumë i rëndësishëm, të cilin na ezbulon Peter Lukas në veprën e tij Misioni Amerikan në Shqipëri, është edhepërpjekja që bënë të gjithë oficerët

anglezë, por edhe disa oficerë amerikanë për ta ndezurkonfliktin brenda radhëve partizane. Anglezët dhe amerikanët e dinin sekomandanti, që udhëhiqte luftën në

frontet më të përgjakshme kundër gjermanëve, ishteMehmet Shehu, të cilin mundoheshin me çdo kusht ta nxitnin kundër Enver Hoxhës.Ata madje e lajkatonin, ia

potenconin meritat e tij të luftës së Spanjë dhegradën e vërtetë të gjeneralit.

Mirëpo Shehu ishte treguar tejet besnik dhe shumë iprerë. Ai me një rast i kishte thënë oficerit amerikan Kukiç: Mos m’i përmendkurrë më këto gjëra ( Misioni... f.

212). Niko mos bisedo me mua për këto gjëra. Politikaështë zanat i Hoxhës, jo i imi. Larg meje Niko! (Misioni... f. 233) MirëpoKukiçi vazhdimisht kishte mbajtur

 kontakte meMehmet Shehun dhe kurdoherë kishte biseduar me te në katër sy.

Përpjekjet e anglezëve për ta anashkaluar Hoxhën,madje edhe për ta likuiduar me çdo kusht nuk kanë reshtur asnjëherë. Ata meurrejtjen dhe mospërfilljen e tyre, në

mbështetjen e njëanshme të ballistëve e zogistëve dëshironinqë ta fusnin Shqipërinë në një luftë civile, të tillë sikur edhe e cilësuanedhe pse ajo realisht ishte dhe

mbeti vetëm një luftë Antifashiste Nacionalçlirimtare,ashtu sikurse ishte edhe në tërë kampin botëror antifashist.

Nga leximi i kujdesshëm i të dhënave relevante qëpasqyron libri, shihet qëndrimi i tyre të fortë dhe pakompromis kundër luftëspartizane. Në këtë mënyrë, nglezët më

shumë, e amerikanët më pak e shtynë Enver Hoxhën tëorientohej drejt kampit komunist të lindjes, edhe pse asnjë ushtar rus nukndodhej në Shqipëri, as ishte Shqipëria e asaj kohe aleate e sovjetikëve.

Lufta e partizanëve nëShqipëri ishte luftë autentike çlirimtare

Një kapitull me rëndësi në këtë vepër është edhepërshkrimi i luftës për çlirimin e Tiranës, të cilën e kishte komanduar dhe ekishte çliruar Mehmet Shehu me forcat e

bashkërenditura partizane, duke hartuar një plan tëpërkryer strategjik, të cilin u detyruan ta pranojnë amerikanët por edheangleze, që po ashtu kishin marrë pjesë në

luftime nga ajri. Gjeneral Shehu kishte caktuar 18ditë afat për çlirimin e Tiranës dhe në ditën e 19-të forcat partizane kishinçliruar kryeqytetin. Kjo luftë vendosi

edhe fitoren definitive të partizanëve shqiptarë nëkrye me Enver Hoxhën si komandant i Përgjithshëm dhe Mehmet Shehun si figurënqendrore ushtarake, i cili

gëzonte simpatinë e anglezëve dhe amerikanëve. As pasfitores, aleatët nuk ia zgjatën dorën Hoxhës, përkundrazi vazhduan ta mbrojnëBallin Kombëtar duke e nxitur

për luftë. Kreu i Ballit dhe të gjitha ata që kishinbërë krime kishin ikur për në Itali, ndërsa ata që ndodheshin në Shqipëri nukishin më të sigurt, meqë Hoxha i

kishte shpallur tradhtarë dhe bashkëpunëtorë tëregjimit dhe kishte filluar dënimi e ndëshkimi kundër tyre, ashtu sikur ndodhiedhe në Rusi, Bullgari, Jugosllavi

madje edhe në Itali ku forcat partizane vranëMusolinin dhe shumë nga bashkëpunëtorët e tij.

Amerika dhe Anglia nuk e njohën botërisht shtetinshqiptar dhe vazhduan të ushtrojnë presion me qëllim që pushtetin ta merrninforcat bashkëpunëtore të okupatorit. Kjo bërë që Hoxha definitivisht tëorientohej nga lindja, meqë në Konferencën e Jaltës as ishte përmendur fara elufta dhe sakrifica e partizanëve të Enver Hoxhës, të

cilët me forcat e veta dhe pa ndihmë ushtarake ngajashtë e kishin çliruar Shqipërinë. Hoxha Bezdisej edhe me faktin se të gjithameritat e dy divizioneve shqiptare që po luftonin në Sanxhak dhe në Bosnje, poi përshkruheshin Titos nga aleatët dhe nuk përmendeshin fare partizanëtshqiptarë, të cilët po luftonin me një heroizëm të pashembullt dhe qindra prejtë cilëve kishin rënë në luftë kundër gjermanëve.

Në këtë vepër Peter Lukas me gjuhën e fakteve kazbuluar edhe rolin tradhtar të Koçi Xoxës i cili kishte vrarë mijërashqiptarë.( Misioni...f. 319)

Për Shqipërinë mezi ishte folur në Jaltë. Ndërsa tretë mëdhenjtë e ndanë Evropën midis tyre, Shqipëria nuk ishte përmendur. Ajombeti nën sferën angleze të

interesave, edhe pse partizanët kishin formuarQeverinë e tyre. Për t’i shtuar fyerjes një fyerje tjetër, Shqipëria nuk ishteftuar të merrte pjesë në Mbledhjen e

prillit të kombeve të Bashkuara, e cila u mbajt në SanFrancisko. Çfarë mund të bëhet më shumë për ta fyer popullin shqiptar, i thaPetersit një zyrtar shqiptar,

sesa të ftosh në konferencë vende si Liberia, Egjiptidhe Turqia që nuk kanë humbur asnjë njeri në këtë luftë, e të injoroshtërësisht Shqipërinë, e cila ka humbur

mijëra njerëz. Vendet e ftuara në konferencë si Haiti,Hondurasi, Kosta Rika, nuk kishin dhënë asnjë kontribut për thyerjen eHitlerit. Kjo do të thoshte se edhe

Amerika ashtu sikur Anglia kishin vendosur t’iakthenin krahët Shqipërisë dhe Qeverisë së saj. (Misioni... f. 278 – 279 )

Libri Misioni Amerikan në Shqipëri, zbulon shumë tëvërteta të hidhura për fatin e kombit shqiptar në përgjithësi, e në veçanti përpërpjekjet e Shqipërisë për të

mbijetuar në kushte dhe rrethana, jo vetëm të njëinjorimi të tmerrshëm nga vendet aleate, por edhe i kurdisjes së planeve ngaBeogradi dhe Athina për ta ndarë dhe për

ta copëtuar atë. Enver Hoxha kishte zbuluar të gjithaprapaskenat e zeza, që po i kurdiseshin Shqipërisë dhe kishte arritur ra ruantetë paprekur sovranitetin e asaj

pjese të Shqipërisë, jashtë së cilës kishte mbetur mëshumë se gjysma e trojeve të saj nën robërinë e Jugosllavisë dhe të Greqisë.

Peter Lukas me këtë libër ka dhënë shembullinfenomenal të gazetarit veteran, të paanshëm, insistues, njohës të shkëlqyer tërrethanave e mbi të gjitha tejet i

zellshëm për të gjurmuar të vërtetën, pavarësisht seajo e vërtetë ishte e hidhur, madje shpeshherë edhe lemëritëse. Urrejtja dhekursi antiamerikan dhe antianlgez i

Enver Hoxhës dalin si shkak pasojë. Për lënien nëmëshirën e botës të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, Amerika dheAnglia ishin kujtuar prej fillimit të viteve

90 të shekullit të kaluar. Amerikanët dhe Anglezëtndihmuan Shqipërinë dhe shumë më tepër ndihmuan Kosovën për t’u çliruar ngakthetrat e barbarisë sllave. Duket se

diplomacia amerikane dhe angleze më në fund e kishtekuptuar se duhej riparuar diçka nga e kaluara e tmerrshme e pozitës sëShqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ky libër është një kontribut ipazëvendësueshëm për të mësuar  sesiduhet analizuar ngjarjet dhe historinë e së kaluarës, duke pasur moto tëvërtetën dhe vetëm të vërtetën, e mbi të gjitha të vërtetën. Peter Lukas nëkëtë drejtim ka prekur majat. Populli shqiptar i ka borxh këtij gazetari,humanisti dhe miku të madh.

Marrë nga Radio Kosova e Lirë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›