Gëzuar Vitin e Ri 2009 nga Agjencia NOA
Sekondat e minutat po aviten drejt orës 00:00. Është prag mesnate dhe urimi më i mirë për të gjithë është, Gëzuar Vitin e Ri 2009.
Në këtë natë të ndërrimit të viteve, agjencia e lajmeve NOA, ju sjell urimet më të mira duke u bashkuar me dëshirën e miliona shqiptarëve në vendin tonë dhe pjesën tjetër të botës, për shëndet, gëzim, hare dhe suksese kudo.
Viti 2008 u mbyll dhe sigurisht, shumë njerëz kanë pasur dikush më shumë dhe dikush më pak, mundësinë ose pamundësinë për të realizuar ëndrra të projektuara gjatë këtij viti apo më herët.
Urimi i stafit të agjencisë së lajmeve NOA, fokusohet edhe këtu: Realizim ëndrrash në vitin 2009!
Agjencia e lajmeve NOA sakaq, përfiton nga rasti të shprehë një falenderim të vecantë për të gjithë ata lexues që kanë shprehur urime për NOA-n.
NOA falenderon të gjithë ata indvidë, institucione, organizata të ndryshme, media dhe të tjerë, që kanë sjellë gjatë këtyre ditëve dhe vazhdojnë të sjellin, me mijëra urime të përzemërta.
Agjencia NOA siguron se gjatë vitit që ka trokitur, do të jetë edhe më afër lexuesve të saj, gjithnjë me parimin, “Mësoje i pari, lajmin e fundit”.
Për të bërë të mundur këtë, mjafton të jeni gjithmonë të lidhur me agjencinë tonë, duke klikuar në www.noa.al.