E Diel, 1 Nëntor 2026

Botaniku Bashkia Po zbatohet projekt i pamiratuar ne KRRT

Bashkia e Tiranes ka reaguar per deklaraten e Ministrit te Puneve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi i cila tha se projekti i unazes se madhe do te prekte kopshtin botanik dhe se per kete e kishte fajin bashkia.

Zedhenesi i Bashkise Tirane ka sqaruar se ka dy projekte te ndryshme dhe se qeveria ne punimet per ndertimin e unazes se madhe po zbaton projektin e saj projekt i cili nuk ka marre miratimin nga Keshilli i Rregullimit te Territorit.

Projekti i Bashkise se Tiranes i realizuar nga eksperte nderkombetare me financim te Berzh-it dhe i miratuar ne KRRT nuk e cenon Kopshtin Botanik. Projekti i pa miratuar ne KRRT i Saliut i bere me ekspertin e grabitjes se rrugeve mbi koke Sokol Olldashi e shqyen Kopshtin Botanik tha zedhenesi i bashkise Serjani.

Ministri i Transportit Sokol Olldashi ka reaguar pas protestes se qytetareve dhe ambientalisteve ne lidhje me prishjen e nje pjese te Kopshtit Botanik ne favor te Unazes se Re proteste e cila u mbeshtet edhe nga deputete te Partise Socialiste. Gjate sqarimit te tij para mediave Olldashi e quajti protesten e sotme nje peudoshqetesim e perpjekje spekulative e Bashkise dhe Partise Socialiste per ta perdorur per fushate.


Sipas Olldashit projekti i vetem i hartuar dhe qe prekte kete zone eshte ai i qeverise arcani projekt i cili po ndiqet sot nga Ministria e Transportit dhe sipas ministrit do ta cliroje kryeqytetin nga trafiku.

Kreu i Transportit theksoi se nuk ka ndryshim ne projektin e Unazes se Re. shte genjeshter ndryshimi i projektit. Edhe projekti i meparshem detyrimisht do te prekte kopshtin. Modifikimi yne eshte per ta mbrojtur kopshtin nuk prek serat dhe fidanishtet.

Me tej ai tha se devijimi nga plani rregullues vjen per shkak se territori ne fjale eshte ndertuar eshte mbushur me pallate me leje nga Bashkia e Tiranes. Lejet e bashkise dhe keshillit te qarkut e bejne te detyrueshem kete korridor i cili eshte i vetmi i mundshem.

Gjithashtu Olldashi vijoi akuzat ndaj Bashkise se Tiranes dhe kreut te saj duke thene se ajo qe kundershtohet nuk eshte prekja e gjelberimit kur ne kemi kryeqytetin me siperfaqen me te vogel te gjelber per banore ne kontinent. Sot kundershtohet projekti i unazes se madhe qe e cliron Tiranen nga trafiku. Ky projekt ben qe trafiku te mos kaloje nga sheshi Skenderbej. Ministri shtoi se Kemi detyrim perballe qytetareve te japim infrastrukture adekuate duke prekur ne minimum kopshtin pasi pallatet e ndertuara me lejen e kryetarit te bashkise nuk i zhvendosim dot.



Ambientaliste qytetare te thjeshte dhe anetare e deputete te Partise Socialiste jane mbledhur sot ne nje proteste kunder prishjes se nje pjese prej rreth 2 hektaresh te Kopshtit Botanik. Ata kundershtojne per te dyten dite radhazi prishjen e Kopshtit Botanik ne favor te Unazes se Re.


Deputeti i Partise Socialiste Eduart Shalsi pjesemarres ne proteste tha se banda e kusareve qe i eshte sulur Kopshtit Botanik nuk ndalet para asgjeje ndaj ne duhet ti zmbrapsim keta njerez qe nuk njohin tjeter gje vec etjes per pushtet dhe para. Shalsi shtoi se kjo eshte hipokrizi sepse Saliu flet per mjedisin dhe me pas e sulmon ate. Kjo eshte nje pasuri e ndertuar nder vite nga profesore dhe studente te shkencave te Natyres.

Nje tjeter figure e PS-se Besnik Bare u shpreh se Kopshti Botanik ka vlera unikale te cilat projekti i meparshem i respektonte duke mos e copetuar parkun. Berisha po shkaterron Kopshtin Botanik. Ky eshte nje krim inteklektual dhe mjedisor qe duhet ndauar me cdo kusht. I bejme thirrje Berishes ta ndaloje kete masaker tha ai.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›