E Diel, 1 Nëntor 2026

14 Marsi Bashkia Tirane Ja si do te festohet Dita e Veres ne kryeqytet

Duke filluar nga ora 1000 e deri ne oret e para te pasdites bulevardi Deshmoret e Kombit do te jehoje nga tingujt e muzikes dhe festimet tashme tradicionale. Kengetare e grupe te njohura te muzikes moderne do te performojne ne skenen e ures se madhe. Zona pedonale e Bllokut do te ofroje shume argetim e surpriza per te rinjte.


Ballokumeve te Elbasanit dhe veroreve qe Bashkia e Tiranes ofron cdo here gjate kesaj feste do ti shtohen dhe produktet e shume kompanive te njohura te cilat ne Diten e Veres do ti ofrojne falas per qytetaret.


Femijet si gjithmone qytetaret e preferuar te kryeqytetit do te gjejne koncertet e tyre te dashura Xhaxhi Piktorin dhe shume lojera te tjera pergjate bulevardit.
Ne Lulishten e Vellezerve Frasheri harqet muzika klasike dhe stendat e librave do te jene edhe neser duke filluar nga ora 1000.


Dita e Veres ne Tirane nuk eshte me vetem nje arene gjigante argetimi por edhe nje vend ku te gjithe te interesuarit mund te informohen per tendencat me te fundit te modes dhe estetikes. Neser do te keni mundesine te shihni nga afer modelet me te reja per kete vit dhe te nderroni pamjen tuaj nga parukieret dhe estetistet e njohur qe do te performojne ne nje skene gjigante.


Kerkojme mirekuptimin e te gjithe qytetareve per bllokimin e bulevardit Deshmoret e Kombit dhe mbeshtetjen e Policise Rrugore per mbarevajtjen e ketij eventi te rendesishem per Tiranen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›