E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori 2014, Brazili 11.5 bilion dollarë për infrastrukturën

Qeveria braziliane do te shpenzoje 11.5 bilion dollare per infrastrukturen dhe transportin per te përgatitur vendin qe ne vitin 2014 do te prese Boterorin e futbollit. Presidenti i vendit  Luiz Inacio Lula da Silva se bashku me governatoret e shtetit dhe 12 kryetaret e bashkive te qyteteve ku do te luhen ndeshjet kane inauguruar nisjen e punimeve me nje ceremoni te veçante qe u zhvillua ne Brasilia. Pervec ndertimit dhe rikonstruksionin e stadiumeve, nje pjese e madhe e parave do te investohen ne projektet e transportit urban, zgjerimin e aeroporteve, porteve si dhe ne zhvillimin e hotelerise ne vend.

Presidenti brazilian Lula Da Silva ka bere te ditur se avantazh ne
qeverisjen e tij do t’i jepet pikerisht investimeve ne infrastrukture,
ku perparesi do te kene 12 qytetet qe do te presin Kupen e Botes ne
futboll. “Ne kemi nje realitet dhe duam te bejme me te miren. Sic do te
shpreheshin edhe lojtaret e kombëtares se Brazilit, ne duam te japim me
te miren tone per Kupen e Botes”, eshte shprehur presidenti brazilian.

Brazili ka me pak se kater vjet kohe per te përfunduar te gjitha
projektet ne lidhje me organizimin e Boterorit 2014, nderkohe qe
gjithcka do te sherbeje edhe per Lojrat Olimpike te vitit 2016 qe do te
zhvillohen ne Rio de Janeiro. Gjithsesi shuma prej 11.5 bilione dollare
nuk perfshin investimet sa i parkete sigurise.

Nertan Prifti

Azhornuar së fundi ( e premte , 15 janar 2010 )

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›