E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta e "Vetëvendosjes" ndërpret fjalimin e Kelmendit

Protesta e papritur e aktivistëve të Lëvizjes Vetvendosje ka ndërprerë fjalimin e Ministres së Drejtësisë së Kosovës, Nekibe Kelmendi, gjatë një manifestimi me rastin e 16 janarit-Ditës së Drejtësisë. Pas një pauze 15 minutësh ambasadori i Shteteve të Bashkuara, Christopher Dell, e dënoi këtë ngjarje si dhe kritikoi institucionet kosovare të sundimit të ligjit.

“Dëshiroj që në vazhdim t’i përmend edhe disa elemente të parimit të
shtetit të së drejtës si: kushtetuta Demokratike, njohja dhe repsktimi i
të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, ndarja e pushtetetve...”,
shprehej Nekibe Kelmendi, Ministre e Drejtësisë së Kosovës.

“Fatkeqësisht ajo që pamë nuk ishte një shembull për ekzistimin e
shoqërisë civile, por asaj jocivile e cila synon të krijojë një debat
dhe një diskurs mbi të gjithë shoqërinë. Në fakt, qëllimi i tyre i vetëm
është që të nxjerrin pamje të vetes në televizion. Fuqizimi i sundimit
të ligjit duhet të jetë prioritet i Kosovës për vitin 2010. Të gjithë
personat dhe autoritetet brenda një shteti, qoftë publik apo privat,
duhet t’i binden ligjit në mënyrë të barabartë të zbatuar dhe të
fuqizuar në gjykata. Për të ndodhur kjo duhet të nisemi nga parimi se
askush nuk qëndron mbi ligjin dhe askujt nuk duhet t’i mohohet mbrojta
nga ai”, tha Christopher Dell, Ambasador i SHBA-së në Kosovë.

Qeveria e Kosovës e ka shpallur sundimin e ligjit si një ndër
prioritetet e saj për këtë vit, ndërsa sfidat vlerësohet të jenë
pavarësia e gjyqësorit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të
organizuar, etj.

Edona Peçi

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›