E Diel, 1 Nëntor 2026

Boterori 2014 Brazili veshtiresi ne organizim

Organizimi i Botërorit 2014 është kthyer në një bumerangë për Brazilin, që vazhdon të përballet me probleme të mëdha në një kohë që skeptikët krenohen se parashikimet e tyre po rezultojnë të sakta. Përvec vonesave në rikonstruksionin dhe ndërtinin e stadiumeve të rinj, por edhe infrastrukturës së nevojshme si aeroportet apo rrjeti rrugor, organizatorët brazilianë ende nuk kanë zgjidhur mosmarrveshjet me punëtorët e stadiumit legjendar “Marakana”.

Këta të fundit kanë hyrë në javën e dytë të grevës, duke I shtuar akoma vonesat në ndërtimin e impiantit të ri që do të hapë kompeticionin më të rëndësishëm të futbollit Botëror. Kushtet e sigurisë dhe vonesat e pagave, janë shkaqet që kanë detyruar punëtorët të ndërpresin punën, ndërsa kjo gjë rrezikon akoma më shumë plotësimin e kushteve dhe afateve të vendosura ngva FIFA.

Greva e punëtorëve është vetëm maja e ajsbergut sa i përket problemeve të organizatorëve brazilianë, që përballen me të tjera vonesa. Që në momentin kur brazili mori organizimin  e Botërorit 2014 ishin të shumtë skeptikët që dyshonin në aftësitë e këtij vendi për të zhvilluar një kompeticin të përmasave gjigande, I cili kërkon kushte maskimale për sigurinë dhe akomodimin e miliona tifozëve që pritet të vizitojnë vendin gjatë turneut të futbollit Botëror.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›