Vrasja e Konomit SHKB hetim veprimtarise se strukturave policore
6 ditë pas vrasjes makabre të gjyqtarit të gjykatës së Vlorës, Skerdilajd Konomi, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në ndihmë të punës së grupit hetimor po kalon në sitë punën e të gjitha strukturave të policisë ditën e ngjarjes së rëndë. SHKB po analizon punën e deri tanishme si dhe përgjegjësit nëse ka të tillë, jo vetëm për këtë ngjarje, por edhe gatishmërinë e këtyre strukturave për rastin në fjalë, por edhe në ngjarjet e rënda të muajve të fundit në qytetin e Vlorës.
Gjithashtu grupi i punës i Prokurorisë së Përgjithshme po punon intensivisht me kolegët e Vlorës për mbledhjen e të dhënave dhe dëshmive për zbardhjen e kësaj ngjarjeje. Në mbështetje të hetimeve dhe kundër situatës së pasigurisë të krijuar në qytetin bregdetare, ditën e preme në orën 11:00 do të organizohet edhe një protestë qytetare.
Vetëm brenda 7 ditësh në Vlorë janë shënuar 4 viktima. Më 7 shtator një 48-vjeçare u vetëhelmua, më 9 shtator u vra në atentat me eksploziv gjyqtari Skerdilajd Konomi, më 12 shtator në kodrat e Tragjasit u gjet trupi i pajetë i një mashkulli ende të paidentifikuar dhe më 13 shtator një foshnje e sapolindur humbi jetën pasi u hodh nga e ema nga dritarja e Maternitetit.
Festim Llanaj