E Diel, 1 Nëntor 2026

Botërori 2026, publikohen oraret e ndeshjeve “play-off” për Shqipërinë dhe Kosovën

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ UEFA ka zyrtarizuar orarin e ndeshjeve gjysmëfinaleve të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, të cilat luhen më 26 mars 2026, në orën 20:45.

Kombëtarja e Shqipërisë dhe përfaqësuesja e Kosovës do të luajnë në të njëjtën orë.

Shqipëria do të ndeshet me Poloninë në Varshavë. Nëse fiton, Shqipëria luan sërish në transfertë me fituesin e çiftit Ukrainë-Suedi. Nëse fiton Ukraina ndeshja mund të zhvillohet në Poloni sërish, pati aty i luan Ukraina ndeshjet në shtëpi. Nëse fiton Suedia, finalja do të zhvillohet në Stokholm.

“Dardanët” do të përballen me Sllovakinë në transfertë, teksa të dyja ndeshjet do të fillojnë në orën 20:45.

Një lajm pozitiv për Kosovën është fakti se do të mund ta njohë kundërshtarin e mundshëm në finalen e play-off-it para se të nisë ndeshja me Sllovakinë, pasi takimi Turqi-Rumani do të zhvillohet më herët, me fillim nga ora 18:00.

Kjo sfidë është e vetmja që nis më herët dhe nëse të dyja kombëtaret kalojnë në finale, ato do të luajnë sërish në të njëjtën orë, sipas propozimit të UEFA-s.

Në rast se Kosova kualifikohet në finale, ajo do të presë në Prishtinë fituesin e çiftit Turqi-Rumani.

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›