E Diel, 1 Nëntor 2026

Rikthehet në fundjavë Superliga, spikat Dinamo-Elbasani

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ Kampionati shqiptar i futbollit rikthehet këtë fundjavë me ndeshjet e javës së 12-të.

Të shtunën do të zhvillohen tre takimet e para. Në orën 14:00 janë programuar dy ndeshje. Në stadiumin “Niko Dovana” do të luhet dueli Vora-Teuta, ndërsa në “Egnatia Arena” Egnatia do të përballet me Bylisin.

Në mbrëmje, në orën 19:00, do të zhvillohet ndeshja Dinamo City-AF Elbasani, e cila do të luhet në stadiumin “Air Albania”.

Java do të mbyllet të dielën me dy duelet e fundit, që do të luhen në orën 16:30. Partizani do të presë në shtëpi kryesuesit e Vllaznisë, ndërsa në Vlorë do të zhvillohet takimi Flamurtari-Tirana.

Superliga, java 12

FK Vora-Teuta                           22.11.2025 16:00

Egnatia-Bylis                            22.11.2025 16:00

Dinamo City-AF Elbasani            22.11.2025 19:00

Partizani-Vllaznia                      23.11.2025 16:30

Flamurtari-Tirana                      23.11.2025 16:30

/gj.m/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›