Botërori Afrika e Jugut, Argjentina përballë Meksikës

Në rrugën e Argjentinës drejt çerekfinaleve është Meksika dhe sfida në Soccer City të Johanesburg nuk duket aspak një shëtitje për skuadrën e Diego Maradonës. Përplasja mes këtyre dy skuadrave ka qenë gjithnjë emocionuese, për më tepër që ndeshja do të jetë një përsëritje e raundit të dytë në Kupën e Botës 2006, ku Argjentina fitoi 2-1 në kohën shtesë, me një gol të mesfushorit Maxi Rodriguez.
"E vërteta është se kam kujtime të bukura nga ajo ndeshje. Skuadra fitoi, që ishte edhe më e rëndësishmja, por këtë herë duhet të jemi të qetë. Cfarë ndodhi në atë ndeshje është vetëm histori. Ne do të luajmë kundër një skuadre ndryshe. Ata janë një formacion i fortë, që luajnë futboll shumë mirë. duhet të mendojmë për skuadrën tonë dhe ti bëjmë gjërat mirë, duke vazhduar sic e kemi nisur", komentoi mesfushori i Liverpool. Pavarësisht se do të jetë një ndeshje delikate, tekniku Maradona nuk heq dorë nga 3 sulmuesit e tij, Messi-Higuain-Tevez, por me lojtarin e City të spostuar pas shpinës së dy sulmuesve të tjerë. Ky është edhe ndryshimi i vetëm, nëse mund të quhet i tillë për Argjentinën, sepse të gjithë të tjerët janë lojtarët që kanë luajtur në formacionin titullar të bardhekaltërve. Maradona ka rikuperuar edhe të dëmtuarin Samuel, pas kontraktimit muskular të pësuar në ndeshjen me Korenë e Jugut, ndërsa edhe Veron ka treguar se eka lënë pas dëmtimin.
Kualifikimi në grup i ka dhënë besim meksikanëve se mund të shkojnë edhe më larg. Tekniku, Javier Aguirre, ka në formacion lojtarë me eksperiencë si kapiteni Rafael Marquez, që indoktrinojnë moral të lartë në skuadër, përpara kësaj ndeshje shumë të rëndësishme. Meksika do të provojë ti krijojë vështirësi Argjentinës në mesfushë. Vela dhe Dos Santos do të jenë lidhja me sulmin, ndërkohë që di ti garantojnë Aguirres superioritetin numerik në mesfushë. Franco do të luajë i vetëm përpara, ndërsa mbrojtja katërshe do të kompletohet nga Osorio, Rodriguez, Moreno dhe Salcido. Meksikanët kanë paralajmëruar se do të jetë e vështirë ti mundësh, mbetet vetëm për të parë nëse do të jetë vërtetë kështu.
Eno Skarço < I mëparshmi