E Shtunë, 31 Tetor 2026

Angli-Gjermani, përballje titanësh në Botëror

Anglia dhe Gjermania do te zbresin ne fushen e lojes ne perballjen e pare gjigande ne 1/8 e Boterorit 2010 me objektivin e vetem per te vazhduar me tej aventuren e tyre afrikane. Paraqitja jo e mire e “tre luaneve” te drejtuar nga Fabio Kapelo nuk ka te beje aspak me kete sfide, qe brenda saj ka edhe nje beteje per prestigjin. Tekniku italian, duke se ka hedhur pas kraheve problemet me demtimet dhe ne seancen e fundit stervitore ka patur ne dispozicion te 23 lojtaret e grumbulluar prej tij. Mbrojtes Ledley King eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi. Po ashtu edhe Wayn Rooney, Matthew Upson dhe Michael Carrick do te jene te gatshem per Kapelon ne ndeshjen shume te rendesishme kunder Gjermanise. Tekniku Italian ka beret e ditur se ka besim se skuadra e tij do ta kaloje me sukses kete sfide.

“Do te luajme nje ndeshje te rendesishme kunder nje skuadre te forte si Gjermania. Po rune e kam thene edhe me pare, nese duam te shkojme larg, duhet te mundim te gjitha skuadrat. Keshtu futbollistet e dine se cfare duhet te bejne. Jam I sigurt te forca e skuadres dhe besoj se do te marrim me te miren ne kete ndeshje”, ka thene Kapello.

Nuk qendron pas ne objektiovin e saj per kete sfide, pasi trajneri I Gjermanise, Joakim Lew eshte prezantuar optimist perpara ndeshjes shume te rendesishme qe skuadra e tij do te luaje kunder Anglise. Lew pritet te kene ne dispozicion Bastin Shvajnshtajger, i cili ka qene ne dyshim per shkak te nje lodhjeje muskulare, ndersa lajme te keqia vijne per Kakau, i cili me shume mundesi do te qendroje jashte kesaj sfide.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›