Botërori, Italia mbërrin në Afrikën e Jugut

Italia, kampionia e Botes ne fuqi, ka mberritur sot ne Johanesburg te Afrikes se Jugut, me shpresen per te ruajtur trofeun e fituar ne vitin 2006 ne Gjermani. Italianet jane shortuar ne nje grup te lehte bashke me Paraguain, Sllovakine dhe Zealanden e Re, por kjo nuk ka penguar kritikat ndaj trajnerit Marcello Lippi, i cili ka grumbulluar ne skuader thuajse te gjithe futbollistet qe triumfuan ne Boterorin e fundit, megjithëse mosha e tyre eshte me e madhe.
Mediat italiane kane polemizuar zgjedhjet e teknikut kampion bote edhe per mosgrumbullimin e disa lojtareve qe shkëlqyen ne sezonin e fundit te Serise A, mes tyre edhe Antonio Kasano. Problemeve te perfaqesueses se Italise i eshte shtuar edhe demtimi i organizatorit Andrea Pirlo, i cili mund te jete i gatshem vetem per ndeshjen e trete te grupit kunder Sllovakise. Po ashtu, Italia vjen ne kete botëror me shume dyshime sa i parkete formes se skuadres, e cila ne dy miqesoret e fundit arriti vetem nje barazim 1-1 kunder Zvicres dhe u mund 2-1 nga Meksika.
Kampionet e botes ne fuqi, deshtuan gjithashtu ne Kupen e Konfederatave vetem nje vit me pare duke u eliminuar qe ne raundin e pare, pas humbjeve me Brazilin dhe Egjiptin. Italia do te luaje ndeshjen e pare te grupit F ne Boterorin 2010 kunder Paraguait me 14 qershor Cape Town.
Nertan Prifti