E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e Halimit, 3-vjeçari që vuan nga leuçemia

Halimi eshte tre vjec dhe vuan nga nje semundje tumoriale e gjakut. Eshte nga nje fshat i Peshkopise dhe prej tre muajsh merr mjekim ne shërbimin e onkohematologjise, ne QSUT. Nena e tij, tregon mundimet qe po has nga semundja e te birit tre vjecar. Shërbimi nga mjeket eshte i mrekullueshem, por mungojne ilaçet. Cdo dite i blej ato, keshtu shprehet, ajo me shpresen se dikush do ta degjoje zerin e saj.

"Kam nje femije tre vjec, e kam te semure, me leucemi ne gjak. Persa i perket sherbimit jam shume e kenaqur. Sa i perket ilaceve ska cte me beje doktoresha. Une nuk mundem me, ska ilace spitali, ne te gjitha i blejme vete ne farmaci. Une nuk jam ne pune, burri ne shtepi, ka tre muaj qe rime ketu te spitali. I kam gjetur leket me borxh, duke me ndihmuar njerezit", rrefen Dylbere Spata, e ema e Halimit.

Por mungesen e ilaçeve e pranoi dhe vete shefja e onkohepatologjise Anila Godo. Ajo shprehet se eshte e vertete qe pacientet, i blejne vete ato, nderkohe qe thote se kjo histori do te vazhdoje, pasi shpenzimet per mbulimin e ketyre sëmundjeve jane teper te larta.

"Detyrohemi me nje fare keqardhje te themi, nuk ka shiko dhe vete, dhe te semuret i blejne ne farmaci. Perderisa spitali te mos mbuloje te gjitha medikamentet, sepse nuk mund te besh skemen e mjekimit sic duhet. Nje skeme mjekimi mund te kushtoje 20 mije leke, 200 mije leke, varet", tha Anila Godo, shefe e shërbimit te Onkohematologjisë.

Vetem disa jave me pare, drejtori i QSUT-se, premtoi se nga tenderat qe po zhvillohen do te sigurohet rreth 60% me shume citostatike, por serish ato nuk do te jene ne masen 100%.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›