E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, Koreja e Veriut kërkon qëndrim falas

Koreja e Veriut i ka kërkuar shtetit të Suazilandit që të presë gratis kombëtaren e saj të futbollit, në kuadër të botërorit që do të nisë pas 79 ditësh në Afrikën e Jugut.

Por ministri i Sportit në vendin afrikan e ka refuzuar kërkesën. Koreja e Veriut kishte premtuar se do të vinte në dispozicion të lojtarëve dhe trajnerit një klinikë dhe se do të luantë një ndeshje me Suazilandin, në shkëmbim të transportit dhe qëndrimit falas.

Por refuzimi i autoriteteve afrikane ka bërë që të vihet në dyshim edhe testi i 14 prillit me Nigerinë, pasi mungon marrëveshja mbi biletat ajrore.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›