E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inter, Balotelli sërish jashtë

Sulmuesi i Interit, Mario Balotelli duhet të mësohet me stolin e rezervave pasi për të tretën ndeshje rresht ai nuk do ketë mundësinë të japë kontributin për skuadrën në fushë.

Jose Mourinho e ka lënë sërish jashtë listës për ndeshjen kundër Livornos, duke përfshirë argjentinasin Milito, i cili ishte në dyshim për shkak të një dëmtimi.

Kthehet në dispozicion të portugezit edhe mbrojtësi Chivu pas dëmtimit të rëndë të 6 janarit që i kushtoi një ndërhyrje kirurgjikale.

Mungesa më e madhe në prag të sfidës ndaj Livornos është holandezi Sneijder, i cili do rikthehet në takimin e së shtunës mbrëma ndaj Romës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›