E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Botërori, gazetari amerikan vdes gjatë Argjentinë-Holandë

Dramë në Kupën e Botës në Katar, një gazetar amerikan ndërroi jetë nga një atak në zemër gjatë ndeshjes Argjentinë-Holandë. Grant Wahl, 48 vjeç, ka punuar për revistën Sports Illustrated si ekspert futbolli përpara se të bashkohej me CBS Sports në vitin 2021, ku po ndiqte Kupën e Botës. Gazetari tashmë kishte bërë bujë kur u arrestua në Katar pasi kishte veshur një këmishë me ngjyrat e LGBT. Lajmin e ka dhënë bashkëshortja e Ëahl-it, duke konfirmuar se ka qenë një atak në zemër që e ka vrarë atë. Në podcast-in e tij të përditshëm ai tha se kishte një ftohje, ndoshta të shkaktuar nga klimatizimi shumë i fortë dhe për këtë ai po i nënshtrohej trajtimit me antibiotikë.

Grant Wahl ndërroi jetë teksa mbulonte çerekfinalen mes Argjentinës dhe Holandës. Sipas radios amerikane NPR, ai u rrëzua në sallën e shtypit teksa ndeshja po i afrohej fundit. Stafi mjekësor i dha ndihmë urgjente në vendngjarje përpara se ta transportonte me barelë. Sipas gazetës amerikane The Ëall Street Journal, Ëahl vdiq nga një atak në zemër.

Ditët e fundit Grant Wahl kishte thënë se kishte shkuar në një spital në Doha për probleme të frymëmarrjes. Këtu e kishin diagnostikuar me ftohje, ndoshta të shkaktuar nga klimatizimi shumë i fortë i pranishëm në të gjitha ambientet e Katarit. Ai kishte bërë edhe një test Covid i cili doli negativ. Mjekët e kishin lëshuar më pas duke i përshkruar një trajtim të bazuar në antibiotikë dhe shurup për kollën.

Wahl ishte i martuar me një mjeke, Celine Gounder, një specialiste e njohur e sëmundjeve infektive, e cila u shfaq disa herë në televizion gjatë pandemisë Covid-19. Ëahl u arrestua më 21 nëntor nga personeli i sigurisë në Katar sepse – siç njoftoi vetë në Twitter – kishte veshur një këmishë me ngjyrat e LGBT në ndeshjen midis Shteteve të Bashkuara dhe Uellsit, për të mbështetur të drejtat e tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›