Messi dhe Van Gaal, të dhunshëm pas penalltive: ndërhyn Davids

Është e destinuar që sfidat në Botëror mes Holandës dhe Argjentinës të shoqërohen me polemika të shumta, me drejtimin e arbitrit në sfond. Në vitin 1978 ishte arbitri i Sergio Gonella-s në finalen e Kupës së Botës të luajtur në Argjentinë që bëri të shpërthejë tërbimi i Portokallinjve, 44 vjet më vonë Mateu Lahoz i shqetësoi të dyja skuadrat, edhe nëse ajo që ndodhi në fund të ndeshjes në stadiumin Lusai shkon përtej performancës së gjyqtarit.
Në fakt, pas sulmit të ashpër ndaj arbitrit, Lionel Messi ishte protagonist i përballjes me Louis Van Gaal, trajnerin holandez që e kishte provokuar në prag të sfidës në një konferencë shtypi: “Messi në 2014 as topin nuk e ka prekur, nuk mund të konsiderohet lider. Tani nuk flet më?” Përgjigja nga Pulce në fund të çerekfinales, ballë për ballë me Van Gaal. Situata ishte gati të degjeneronte, por bashkëpunëtorët e trajnerit holandez, mbi të gjitha Edgar Davids, punuan për të rivendosur qetësinë.
Gjatë ndeshjes sulmuesi i PSG-së ishte kthyer, ndonëse indirekt, drejt Van Gaalit, duke bërë veprime në shenjë sfide, pasi konvertoi penalltinë e çastit 2-0. Më pas, sulmi i ashpër në intervistën flash dhe shpjegimi ballë për ballë me trajnerin: “Van Gaal po thotë që Holanda luan futboll të mirë, por realiteti është se dinë të bëjnë vetëm topa të gjatë. Duhet të tregojë respekt. Ai nuk duhet t’i bënte ato deklarata, nuk më pëlqen që njerëzit të flasin para ndeshjeve. Unë gjithmonë i respektoj të gjithë, por gjithashtu kërkoj respekt për veten dhe shokët e mi. Van Gaal nuk ishte i respektueshëm ndaj nesh”.