E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Klubeve 2025/ Mareska i trembet Los Anxhelesit të Zhiru

Sot në orën 21:00 Grupi D i Kupës së Botës për Klube 2025 nis aventurën me takimin që do të luhet në “Mercedes-Benz Stadium” mes Çelsit dhe Los Anxheles.

Dueli i Atlantas mund të jetë më i vështirë se ç’parashikohet për të besuarit e Enco Mareskës pasi në ekipin nga Kalifornia aktivizohen tri lojtarë, të cilët më parë kanë luajtur në Europë si Hugo Loris, Olivie Zhiru dhe Deni Bouanga. Zhiru e njeh fare mirë Çelsin pasi ka qenë pjesë e klubit për plot tri sezone.

Në kampin londinez kjo ndeshje mund të jetë historike për blerjet e reja të klubit si Liam Delap, Dario Esugo, Mamadou Sarr dhe Majk Penders, të cilët mund të debutojnë sonte me ngjyrat e klubit.

Në vigjilje të ndeshjes Enco Mareska ka paralajmëruar të tijtë duke thënë: “Kjo ndeshje i ngjan atyre takimeve ku nëse nuk je gati mund ta shikosh veten në vështirësi”.

Ndërsa portieri i Los Anxheles, Hugo Loris tha: “Duhet të përpiqemi që të jemi sa më solid të jetë e mundur. Mendoj se do të ketë shumë rëndësi fakti të mos e humbim topin lehtësisht. Nëse ndodh e kundërta atëherë Çelsi do ta ketë të lehtë të na mposhti”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›