E Hënë, 2 Nëntor 2026

Botërori i Klubeve 2025, Grupi C/ Tifozët e Boka Zhunior pushtojnë plazhet e Majemit

Në pritje të ndeshjes së vlefshme për Grupin C përballë Benfikës, tifozët e Boka Zhunior kanë nisur festën në plazhet e Majemit. Një numër i madh tifozësh gjenden sot në Florida pasi në orën 00:00 në “Hard Rock Stadium” ekipi argjentinas sfidon Banfikën.

Ky duel do të jetë mjaft interesant pasi në këtë grup është edhe Bajerni i Mynihut së bashku me Oklandin. Si për Bokën dhe Benfikën ndeshja, e cila nis në minutat e para të ditës së martë, do të tregojë shumë mbi aspiratat që kanë të dy ekipet në këtë turne.   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›