Botërori i koshit, SHBA vijon me fitore
Edhe pse me vështirësi ekipi që shihet si një nga pretendentët kryesorë për të ngritur trofeun, mundi 70-68 Brazilin duke blinduar vendin e parë në grupin B me gjashtë pikë. Skuadra e yjeve dhe shiritave mori në dorë frenat e lojës në dy periodat e dyta të takimit, duke u mbështetur në formën e shkëlqyer të Kevin Durant.
22-vjeçari i Oklahoma Thunders ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes me 27 pikë dhe dhjetë topa të zotëruar në tabelë. Në triumfin e amerikanëve ndihmuan edhe 15 pikët e çansi Billaps, ndërkohë që për brazilianët shënuesi më i mirë ishte Mark Vinicius me 16 pikë.
Në ndeshjet e tjera, Australia mundi me rezultatin e thellë 43-78 Gjermaninë, ndërkohë që slloveni Goran Dragiç që luan me Feniks Sans në NBA, ishte vendimtar për kombëtaren e tij në fitoren 91-64 në derbin e Ballkanit me Kroacinë.
Fitore të thellë ka shënuar edhe Serbia ndaj Jordanisë. Ndeshja e vlefshme për grupin A përfundoi në shifrat 112-69. Sot do të zhvillohen ndeshjet e treta në tre grupet e tjera, ku bie në sy sfida mes Turqisë dhe Greqisë, si dhe ajo mes Spanjës dhe Lituanisë.
Rusi - Bregu i Fildishtë (ora 16:00)
Zelanda e Re – Liban (ora 16:00)
Porto Riko - Kinë (ora 18:30)
Francë – Kanada (18:30)
Greqi - Turqi (ora 21:00)
Spanjë - Lituani (ora 21:00)