Dy aksidente në Berat, 1 i dekur dhe 9 të plagosur
Një 54-vjeçar nga Berati humbi jetën dhe gjashtë të tjerë u plagosën nga një aksident automobilistik mesnatën e së hënës në aksin rrugor Berat-Lushnjë.
Burime zyrtare nga policia e Beratit konfirmuan sot se ngjarja ndodhi mesnatën e së hënës në aksin Berat-Lushnjë, kur një furgon doli nga rruga e për pasojë humbi jetën shtetasi Bektash Sula.
Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor i mbërritur në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërsa është shoqëruar drejtuesi i mjetit, Rexhep Sula, djali i viktimës.
Aksidenti i dytë ndodhi hervt në mëngjesin e të martës në të njëjtin aks rrugor, ku shtatë gra janë lënduar pasi automjeti tip furgon me të cilin udhëtonin ka dalë nga rruga. Sipas ekspertëve mësohet se shkak për këtë aksident ishte lagështia në rrugë.