E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botërori, ja kombëtarja e "të përjashtuarve"

Një formacion që pa frikë mund të ishte në gjendje të fitonte Kupën e Botës pa më të voglën vështirësi. Nga portierët deri te sulmi, ja 11-shja që mund të mbetet pa Botëror: Frei, Zaneti, Pepe, Nesta, Brixh, Ambrozini, Diego, Ronaldinjo, Pato, Baloteli, Kuranji. Kurse në stol përfshihen Dida, Kol, Vieira, Sedorf, Rikelme, Trezege, Raul, Del Piero dhe Kasano.

Pra, lamtumira Afrikës së Jugut mund t’i jepet për arsye nga më të ndryshmet: dëmtime (dëmtim i ligamentit për Pepen, frakturë në kavilje për Xho Kol, për të cilin gjithsesi nuk janë humbur shpresat përfundimisht); zgjedhje teknike të trajnerëve (Zaneti, Diego, Ronaldinjo, Pato); zgjedhje të detyruara (Brixh pas skandalit me Terrin); zgjedhje personale (Nesta); lamtumira pak a shumë të pranuara (Dida).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›