E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori me i mire

Afrika e Jugut ishte nikoqir i Kampionatit boteror me te mire ndonjehere ka thene sekretari i pergjithshem i FIFA-s Jerome Valcke gjate nje konference per shtyp te premten. Duke folur pas nje takimi ne Johannesburg me bordin e Komitetit Organizativ te Afrikes se Jugut 2010 LOC Valcke tha se Afrika e Jugut ka vendosur shenjen e nje rezervisti per kampionatet e ardhshme boterore.

Ky eshte vleresuar si Kampionati boteror me i mire ndonjehere. Ishte sukses i jashtezakonshem dhe Brazili qe do te jete nikoqir i gares me 2013 eshte i vetedijshem se duhet te beje pune te madhe per te rivalizuar Afriken e Jugut tha Valcke per South African Press Association.

Por ne kemi kohe ti ndihmojme Brazilit te jete nikoqir i nje ngjarjeje ndoshta edhe me te mire shtoi ai. Danny Jordan shefi ekzekutiv i LOC-it ka theksuar se Boterori i zhvilluar mes muajve qershor dhe korrik ka perforcuar ekonomine e Afrikes se Jugut.

Si nikoqir Afrika e Jugut shpenzoi rreth 4 miliarde euro ne infrastrukture per organizimin e gares perfshire ndertimin e pese stadiumeve te reja. Edhe pse disa njerez dyshonin nese shpenzimet ishin te arsyeshme duke pasur parasysh shkallen e varferise ne Afriken e Jugut shume jug-afrikane jane krenare qe kane qene nikoqire te suksesshem te nje Kampionati boteror

. Ne nje sondazh te FIFA-s prej 1000 jug-afrikaneve 91 per qind kane thene se shteti i tyre ishte me i bashkuar pas perfundimit te Boterorit ndersa 87 per qind kane thene se ishin me optimiste se kurre rreth aftesive te ekipit te tyre. Vizitoret e Kampionatit boteror po ashtu erdhen per te pare Afriken e Jugut me syte e rinj gjate nje gare pa sulme kriminale. FIFA ka njoftuar se 83 per qind nga 1480 vizitoret e anketuar gjate Kampionatit boteror kane thene se planifikojne te kthehen perseri ne Afriken e Jugut ne te ardhmen ndersa 94 per qind kane theksuar se me deshire to te rekomandonin Afriken e Jugut per vizite te shoket dhe familjaret e tyre.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›