E Shtunë, 31 Tetor 2026

Superliga pa ndryshime

Te premten pasdite ka perfunduar afati qe klubet te konfirmojne ne Federaten e Basketbollit te Kosoves FBK pjesemarrjen e tyre ne garat e Superliges ne edicionin e ri.

Pas Sigal Prishtines Trepces Pejes Mitrovices dhe Kosoves ne diten e fundit pjesemarrjen ne garat e elites e kane konfirmuar edhe Bashkimi Kolegji EuroSport dhe Bambi.

Keshtu ne edicionin e ri ne Superlige do te garojne vetem tete skuadra. Ne kete menyre udheheqja e re e FBK-se deshtoi qe Superligen ta zgjeroje ne dymbedhjete skuadra sic pretendonte kreu i saj Fatmir Gashi dhe koleget e tij pasi basketbolli kosovar po perjeton krize te thelle financiare.

Vetem tete skuadra jane paraqitur. Ne diten e fundit jane paraqitur edhe Bashkimi Kolegji EuroSport dhe Bambi. Keto tete skuadra do te garojne ne Superlige. Nuk ka gjasa te zgjerohet Superliga te pakten per kete edicion sepse koha po ecen dhe po vonohemi me e nise kampionatin ka deklaruar per Express komisari i Garave i FBK-se Nazmi Pacarada.

Nderkohe FBK-ja akoma nuk ka vendosur saktesisht se kur do te nise edicioni i ri basketbollistik ne vendin tone.

Ne fakt kampionati i ri ishte parapare te nise me 2 dhe 3 tetor. Por udheheqja e re e FBK-se pati vendosur qe fillimi i sezonit te ri te shtyhet per nje date tjeter pasi neper palestrat e Kosoves ende nuk jane bera ndryshimet e dimensioneve ne parketet e tyre - rregulla keto te vendosura nga FIBA.

Te premten pasdite eshte mbajtur mbledhja e Bordit te FBK-se. Por as ne kete mbledhje nuk eshte sqaruar asgje rreth edicionit te ri ndonese pritej te merreshin disa vendime definitive.

Bordi i FBK-se ka vendosur qe gjate gjithe javes qe po vjen drejtues te basketbollit kosovar ti vizitojne te gjitha palestrat ku klubet e elites i zhvillojne ndeshjet dhe gjate vikendit qe vjen Bordi te vendose saktesisht se kur do te nise sezoni i ri pasi te kete nje pasqyre reale nga terreni.

Bordi i FBK-se ne lidhje me fillimin e edicionit garues do te vendose pas inspektimit te palestrave vizitave te Kuvendeve Komunale klubeve dhe takimeve me menaxhuesit e palestrave ne lidhje me vijezimin e fushave per tu kuptuar koha maksimale e cila iu nevojitet per perfundimin e puneve e me pas te vendoset fillimi i garave thuhet ne nje kumtese per media te leshuar nga FBK-ja.

Nderkohe komisari i Garave i FBK-se Nazmi Pacarada ka treguar per Express se Ministria e Sportit ka marre persiper mbulimin e shpenzimeve per rregullimin e dimensioneve ne parketet e palestrave. Sipas tij shpejt do te hapet njefarelloj tenderi dhe kompania e cila do ta fitoje ate do te obligohet ti kryeje punimet ne afat sa me te shpejte.

Kurshumliu sekretar i FBK-se

Bordi i shtepise se basketbollit kosovar te premten e ka emeruar Faton Kurshumliun sekretar te FBK-se. Lajmi eshte konfirmuar ne nje komunikate te FBK-se ne te cilen thuhet se Bordi i ka emeruar Masar Nixhen Albert Sylejmanin Bujar Begun Agron Kurtalanin dhe Edon Godenin anetare te Keshillit Profesional te FBK-se. Nderkohe anetar te Komisionit Arbitrar jane emeruar Halit Muharremi Artan Qerkini dhe Asdren Hoxha. Kurse Komisioni Disiplinor perbehet nga Arben Polloshka Astrit Ajeti dhe Shkelzen Fetiu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›