E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boterori, sot debuton Portugalia e Brazili

Brazili dhe Portugalia do te bejne sot debutimin ne diten e peste te Boterorit 2010 qe po zhvillohet ne Afriken e Jugut. 5 herë kampionët e botës do të zbresin në fushë ne oren 20:30, në Ellis Park të Johanseburgut kunder skuadres me te dobet te grupit G, Korese se Veriut.

Tekniku Carlos Dunga ka mbajtur media larg nga sesionet stërvitore të Brazilit, por strategjia e Selecaos nuk është sekret i madh. Formacioni i “Selecaos” pritet te jete ai i përdorur edhe në testet e fundit. Luis Fabiano asistohet nga Kaka – Robinjo e Elano dhe është pikërisht loja e tyre që krijon hapësirat e nevojshme për Brazilin. Pa harruar këtu edhe daljet e mbrojtësve të krahut Bastos e Maikon.

E megjithatë jo gjithcka shkon qetë në kampin brazilian. Njoftimet për kontradikta brenda grupit në fillim mes Gilberto Silvas e Melos e më pas edhe Baptista Alves, kanë bërë që Dunga të përjashtojë median nga sencat stërvitore. Të gjithë presin një fitore të lehtë kundër Koresë së Veriut. Cdo rezultat tjetër vetëm do të shtojë presionin mbi Dungën – që tani në shënjestër të medias.

Nderkohe ndeshja e pare e Grupit G do te jete ajo e ores 16:00 mes Portugalise dhe Bregut te Fildishte Skuadra e drejtuar nga Carlos Queiroz kërkon te beje nje nisje sa me te mire per te hedhur nje hap sa me te sigurte ne kalimin e grupit G, ose sic eshte quajtur nga te gjithe grupi i ferrit.

Portugalia do te mbeshtet edhe nje here te ylli i futbollit Boteror Kristiano Ronaldo. Gjithsesi, mbi lojtarin e Realit te madridit bihen shume pikëpyetje” me e madhja, nese futbollisti do te tregoje te njejten forme ashtu si ne kampionatin spanjoll, pas performances se dobet qe beri gjate fushates eliminatore me perfaqesuesen portugeze.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›