E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës, festivali i verës 2010

Per gjate gjithe sezonit te veres pushuesit do te kene mundesi te ndjekin aktivitete te ndryshme kulturore dhe artistike te pergatitura nga Teatri i Varietese Shqiptare. Festivali i veres 2010 eshte konceptuar per te pasur nje koehzgjatje prej 80 ditesh, deri ne 31 gusht, duke pasur brenda tij tre zhanret bazë të spektaklit.Trupa e festivalit perbehet nga rreth 50 vete dhe duhet theksuar se artistet jane ne nje moshe mjaft te re të cilët drejtohen nga Gjergj Leka Alfred Trebicka regjizor dhe Kozeta Bakiun koreografe.

"Une ju garantoj dicka, qe keta jane e ardhmja dhe do jene artistet e vertete shqiptare, nga menyra si po trajnohen, nga repertori qe do interpretojne dhe ne rradhe te pare nga kultura qe kane dhe nga serioziteti i punes qe kane fituar", tha Gjergj Leka.

"Shpresojme qe te behet nje event qe duhet te perseritet vazhdimisht dhe qe duhet te marri nje permase shume me te gjere se sa kjo qe eshte ketu. Nese ne arrijme ta kapercejme kete sfide ketu jam i sigurte qe ne verat e ardhshme do te kete gjera shume me te medha se sa kjo", u shpreh Alfred Trebicka.

"Asnjehere, asnje dite nuk do te jene shfaqjet e njejta, do te jene gjithmone te reja, te ndryshme, keshtu qe mendoj se pushuesit do te gjejne nje ambient te ngrohte dhe familjar per te kaluar pushime sa me te mira", tha Kozeta Bakiu.

Programi ditor i ketij festivali do te kete te perfshiore te gjithe grupmoshat.Cdo pasdite ne oren 17 do te kete aerobi,lojera dhe surpriza per femijet, kurse kercimi ne pisten e ngritur buze detit, karaoke parti, hipzem dhe shetitje me kuaj, zhytje sportive etj. Me pas per nje ore, ne rubriken te njohim bukurite shqiptare do te kete ekspozita fotografike dhe pamje filmike me sitet me te rendesishme turistike shqiptare.Ndersa nga ora 19 deri ne mesnate do te jete festivali i veres.

Aleks Klemasi < I mëparshmi

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›