Botërori, sot prova e dytë për Anglinë e Capello-s

Prova e dyte për Anglinë e Fabio Capellos do te jete sot ne oren 20:30 kundër Algjerisë, ku perfaqesuesja e “Tre Luaneve” duhet të shuajë cdo dyshim mbi forcën e saj. Hapi fals ne ndeshjen e pare te Boterorit 2010 kunder Shteteve te Bashkuara të Amerikës ka bërë që për anglezët alternativë të jetë vetëm fitorja.
"Për ne është e rëndësishme të luajmë mirë dhe të shëojmë gola, por nuk e ndjejmë presionin. Mendoj se skuadra po punon mirë dhe nëse fitojmë dy ndeshjet e rradhës do të jem i kënaqur. Sa për topin kemi filluar të marrim konfidencë me të, kështu që e marr me mend tmerrin e portierëve, sepse sigurisht kur ke për të goditur e ndjej se është një avantazh", u shpreh sulmuesi kryesor i Anglise, Wayne Rooney.
Tekniku italian Capello mund ti kthehet tashmë skemës së preferuar 4-4-1-1, pas rikthimit të Gareth Barry në të majtë, ndërsa Lennon duket më i favorizuar se Philips në krahun tjetër. Vendin e mallkuar të Ferdinand dhe King të dëmtuar, pritet ta marrë qendra e Totenham Michael Dauson, që është favorit ndaj Carragher dhe Upson. Gabimi i Green në rastin e golit, mund ta kthejë në pankinë portierin e Uest Ham, ndërsa në balotazhin mes James dhe Hart, portieri i Portsmouth duket në avantazh.
Kështu me tre ndryshime në formacion, në krahasim me ndeshjen e parë, Anglia kërkon të jetë ndryshe në rezultat, por sigurisht edhe në lojë, gjithnjë nëse nuk dëshiron një tjetër kryqëzim nga media.
Nertan Prifti Azhornuar së fundi ( e premte , 18 qershor 2010 ) < I mëparshmi