E Diel, 1 Nëntor 2026

Botës pa komunizmin i shtohen edhe 2 miliardë njerëz

19-08-2011 / Nga Ilirian Dahri

Kanë kaluar tashmë më shumë se 20 vjet nga rënia e komunizmit dhe sipas statistikave thuhet se nga 5 miliardë e 263 milion njerëz që numëroheshin në vitin 1990, këtë vit popullsia e rruzullit tokësor do të arrijë në 7 miliardë njerëz. Lajmet e mira mbi shtimin e popullsisë botërore vijnë nga Vatikani dhe sipas tyre, në tetor të këtij viti, popullsia do të arrijë në 7 miliardë njerëz. Thuhet gjithashtu se ne fund të këtij shekulli popullsia mund  të arrijë në 10 miliardë njerëz. Ka shumë analistë të cilët terrorizohen nga kjo shifër e lartë. Mbingarkesa demografike do të shfaqet sidomos në Afrikë ndërsa vende si Kina apo India do të kenë një rritje të popullsisë relativisht të vogël. Mund të shfaqen problemet e ndotjes apo ngrohjes të ajrit, do të rritet sasia e ujit të kripur dhe do të zvogëlohet ajo e ujit të ëmbël. Ndërsa shihet se rritja e popullsisë botërore rritet ndoshta si efektet edhe të një Side të kontrollueshme, ndoshta edhe si meritë e kishës katolike që ndalon përdorimin e kontraceptivëve, një fakt tjetër ndoshta po aq i vërtetë sa edhe tjerët është edhe rënia e komunizmit, sepse nga rënia e komunizmit në pjesën dërrmuese të botës, dhe deri më sot popullsia e rruzullit tokësor është rritur me afro dy miliardë njerëz. Padyshim edhe diktaturat e tjera jo komuniste kanë bërë të tyren në periudha të tjera, por sidoqoftë fakti se në këtë çerek shekulli pa komunizmin, popullsia është rritur deri në 7 miliardë dëshmon qartë se krimet komuniste ishin të shumta. Sepse përgjatë diktaturave komuniste kryheshin vrasje masive kundër kundërshtarëve politikë. “Na vinte keq për fatin e 50 fëmijëve të deportuar pas 17 prillit 1975. Ata fëmijë kishin vjedhur ndonjë gjë për të shuar urinë e tyre. I morën, jo për t’i ndëshkuar po për t’i dërguar drejt vdekjes në një mënyrë shumë të tmerrshme: Gardianët e burgut i godisnin ose i qëllonin me shqelma deri sa vdisnin; I trajtonin si lodra duke i lidhur nga këmbët dhe i vinin në tavan dhe ashtu të varur i lëkundnin, pastaj përsëri me shqelma i sillnin në pozicionin e mëparshëm. Afër burgut ishte këneta, aty i hidhnin të burgosurit e vegjël, i mbanin të zhytur duke i shtypur me këmbë ose i shtypnin me gurë të mëdhenj. Pastaj kur ata, të vegjlit e pafat fillonin të villnin, i linin në ujë dhe pastaj i ngrinin lart për t’i ulur  sërish, deri në vdekjen e tyre. Ne të burgosurit e rritur qanim fshehurazi për fatin e vogëlushëve që linin këtë botë në një mënyrë kaq të tmerrshme”. Ose siç do të shkruante Fabrizio Fiorencano -“Absurde. Dy milionë të vdekur për asgjë. Të sapolindurit që merreshin nga këmbkat, i qëllonin në kokë drejt pemëve, dhe prej aty të hedhur në një varr të përbashkët. Njerëz të zhytur në vaska me vaj të valuar”. Shqipëri apo Bashkimi Sovjetik, Kinë apo Rumani kudo ku mbretëronte komunizmi mbretëronte fatkeqësisht edhe vdekja. Vende plot uri, me deportime, terror dhe vdekje. Diktatorët e kuq, të parët në listën e krimeve dhe terrorit komunist. – “Gjatë tmerreve të përditshëm, brigadat e kuqe hanin viktimat e tyre. Mbërrinin  natën, ashtu papritmas ndërsa ne flinim. Morën burrin tim duke e qëlluar me shpulla dhe shkelma në fytyrë. Vrite! Vrite! Ulëriste njëri prej tyre, dhe filluan ta prisnin ngadalë me kamat e tyre. Me shumë qetësi, i prenë kokën dhe e varën jashtë në hyrje të barakës dhe me ftohtësi filluan të gatuanin mbetjet e trupit të tij duke më detyruar mua dhe fëmijët e mi që të hanim mëlçinë dhe zemrën. Ishte një zakon makabër t’i linin kokat e të vrarëve  në një  shkop dhe me një tekst ku shkruhej - kjo është koka e një pronari”. Kishte edhe vende komuniste që shquheshin për pllajat apo luginat sepse ishin të famshme për praninë e mijërave kockave njerëzore që ndoshta shquhen edhe sot si një  oqean plot kufoma. Ndërsa sot, fatmirësisht sot, e gjithë bota i gëzohet faktit se pas disa muajsh popullsia do të arrijë në 7 miliardë njerëz.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›