Rama nxjerr langonjtë, shprehen të lumtur që bllokuan miratimin e 12 rekomandimeve të Brukselit

Edhe pse vazhdon i qetë pushimet në plazhet e nxehta ku del lakuriq, nga ana tjetër Edi Rama s’harron të ndajë detyrat për çetnikët e lënë në vapën zhuritëse të Tiranës. Për ditë me radhë, deputetët - langonj të ngrehinës socialiste, po shpifin dhe deformojnë dokumentin më të besueshëm të ndërkombëtarëve, raportin e ODIHR, për zgjedhjet vendore të 8 majit. Vërtetësia dhe qartësia e të cilit “vret” alibitë dhe justifikimet e Edi Ramës, për deformim të procesit. Edhe pse e lexuan sipas qejfit raportin e ndërkombëtarëve, përsëri eminenca e gjithë kësaj, s’është gjë tjetër veçse një shprehje dëshpërimi dhe paqartësie për të ardhmen politike të PS. Me radhë brezi i dytë i nomeklaturës komuniste nga Erjon Veliaj, Eglantina Gjermeni, Lindita Nikolli, Arta Dade dhe deri te Ditzi Bushati, në arsenalin e sulmeve ndaj raportit të ODIHR kishte shumë mllef dhe kanibalizëm, për të mos pranuar të vërtetën e testit të demokracisë.
Nga e gjithë kjo, rekordin e mban Ditzi Sulejman Bushati, i cili u shpreh sot se, edhe pse Partia Socialiste u ndje e tradhtuar nga raporti i OSBE/ODIHR, përsëri kartat i ka në lojë, pasi s’ka dhënë konsensusin e reformave, për 12 rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe si e tillë, ky progres nuk do të evidentohet nga kancelaritë perëndimore. Ditzi Bushati, një nga deputetët e shpurës “Rama” në PS dhe që në memorien e qytetarëve njihet si shpirtziu i Partisë, pasi është personazhi që ekspozonte raporte të zeza në Bruksel, në takime OJF-je atje, duke trukuar statistikat lidhur me krimin, nivelin ekonomik si dhe korrupsionin. Dhe e gjithë kjo bëhej me qëllim që, në veshët e Brukselit të mbeteshin gojëdhënat e Bushatit, pasi vetëm në këtë mënyrë vendimmarrja për liberalizimin e vizave s’do të vinte kurrë. Edhe sot, kur Shqipëria pret të marrë statusin e vendit kandidat, është i njëjti personazh që kërcënon haptazi se ky hap i rëndësishëm për rrugën e integrimit Evropian, s’do vijë aq lehtë sa kujton mazhoranca. Siç duket, varrhimësit e ngrehinës socialiste kanë dislokuar të gjithë arsenalin e tyre anti-kombëtar, me qëllim zvarritjen e vendimmarrjes së Brukselit për statusin e “kandidatit”. Langonjtë e lakuriqit s’e harrojnë amanetin e brezit të parë të nomeklaturës komuniste, për të sabotuar çdo projekt kombëtar që motivohet nga kancelaritë perëndimore, veçanërisht Bashkimi Evropian.