E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet dëshmojnë tabllo të errët nga lufta në Afganistan

Gazetat The Guardian e Londrës dhe New York Times si dhe gazeta gjermane, Der Spiegel, thonë se ato kanë marrë më shumë se 29 mijë faqe dokumenta sekrete ushtarake nga një organizatë që qëmton të dhëna nga njerëz të pakënaqur brënda organizatave të ndryshme të quajtur, Wikileaks.

Në to jepen detaje për vrasjet e civilëve afganë nga forcat e Nato-s si dhe shqetësime të Nato-s se Pakistani dhe Irani janë duke ndihmuar kryengritësit taleban. Një gazetar i The Guardian, David Leigh, i tha BBC se sasia e informacionit ishte e paprecedentë dhe mbulonte informacione për çdo përplasje ushtarake në Afgansitan në periudhën 2004-2009.

Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka dënuar fuqishëm publikimin e dokumentave të nxjerra. Shtëpia e Bardhë thekson se dokumentat mbulonin periudhën përpara dhjetorit të 2009-ës, kur strategjia amerikane kishte ndryshuar nën drejtimin e administratës Obama.

Ajo thekson se botimet e vinin jetën e ushtarakëve të Nato-s dhe atyre afganë në rrezik dhe kërcënonin sigurinë kombëtare. Duke folur për BBC, ambasadori pakistanez në SHBA , Hasan Hakani, hodhi poshtë akuzat se shërbimi sekret i vëndit të tij po ndihmonte talebanët.

Ambasadori tha se Pakistani po bashkëpunonte shumë ngushtë me partnerët e tij në Afganistan në luftën kundër terrorizmit./bbc/start/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›