E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mërkel: Të sqarohen shkaqet e tragjedisë

Një dokument i brendshëm administrativ dëshmon sipas informatave të "Spiegel online" pikat e dobëta në konceptin e sigurisë për aktivitetin e madh në Duisburg.

Sipas tyre, hapësira ka qenë e mjaftueshme vetëm për 250 mijë njerëz, ndërsa në festë kanë marrë pjesë rreth 1.4 milion të tillë. Prokuroria vazhdon të hetojë nëse koncepti i sigurisë ka qenë i mjaftueshëm. Drejtuesi i shtabit të krizës në Duisburg, wolfgang Rabe, deklaroi në një konferencë shtypi se ia ka dorëzuar prokurorisë të gjitha dokumentet që dispononte.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel pasi shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave, kërkoi sqarimin e shpejtë të shkaqeve që çuan në tragjedi. "Për shumë të rinj që donin të merrnin pjesë në këtë ngjarje me gëzim, natyrisht që janë ndeshur me një përvojë shumë të vështirë dhe tani kanë kujtime të tmerrshme. Ne duhet të bëjmë gjithçka është e mundur në mënyrë që diçka e tillë të mos përsëritet më", tha Merkel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›