E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botimet e raj, romanca, filozofi dhe poezi

Kjo nuk është vetëm vera e romaneve rozë, e leximeve limonat që dashmirësit i marrin gjithmonë me vete në valixhen e pushimeve. Kjo është vera ku botimet filozofike, psikologjike e poezi kanë gjetur vend në vitrinat e librarive në kryeqytet.

Shkrimtari anglez Steven Watson me botimin e tij Nuk duhet të fle është një ndër alternativat që ofron shtëpitë botuese në këtë verë. Ky botimi i përkthyer tashmë në 42 gjuhë të ndryshme të botës, është mirëpritur edhe nga kritikët letrar dhe media. Neë York Times shkruan për këtë libër ” Do ta lexoni me një frymë”. Ndërsa dhe Indipedet shkruan “Nuk duhet të fle është një roman debutes i këndshëm dhe i mahnitshëm. Njësoj si të ngjashmit të tij që e kanë paraprirë. Ka një alegori morale nxitëse, mos harroni të dashurit tuaj, përndryshe.. Argumenti gjendet në këtë boitim të Watson.

“Vepro si grua, Mendo si burrë” botimi i Stiv Harvei korri sukese në shumë vende të botës, aq sa regjizorët nuk hezituan për ta bërë pjesë të kinomatografisë. Botimi tashmë vjen në shqip ku burrat flasin dhe të drejtojnë për të dashurat, përshkruajnë intimitetin me to dhe premtimet. Po ky roman është dhe për femrat që ëndërrojnë për një raport pasionat, për një lidhje afatëgjatë dhe kurorëzim martese. Po kur ato zhgënjehen nga meshkujt? Në këtë rast autori thotë se si gratë fshijnë mitet e thuruara për to.

Një tjetër libër që rekomndojmë për tu lexuar gjatë verpës është ai i novelistit dhe poetit amerikan Jek Keruek “Në udhë”. Ata që e njohin penën e shkrimtarit e kanë vlerësuar si mbretin e Beatve. Kjo sepse romani është një udhëtimin në botën e të rinjëve amerikanë pas Luftës së Dytë Botërore. Mes rreshtave gjenden brezat të cilët kishin ideale, modele por që realiteti ishte tjetër nga kjo përplasje mes dëshirës dhe gjendjes lindën lëvizje të mëpashme amerikane.

Ashtu si thuhet në titull botimi “easy” është i thjeshtë për tu lexuar. Autorja Tamara Webber shkruan se dashuria nuk është gjithmonë e lehtë. Subjekti i këtij libri është një tërheqje fizike mes dy të rinjëve që fillimisht është e pamohueshme, e ndaluar më vonë dhe investimi për një të ardhme që të dy e prisnin. Bashkë, këta të rinj gjetën forcën e dashurisë së tyre.

“Xixa të zeza” është një botimi me poezi e cila vjen si një tjetër alternativë për këtë verë për dashamirësit e poezisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›