E Diel, 1 Nëntor 2026

Botimet për 100-vjetorin të pakta, s`ka nxitje

Edhe pse jemi në një vit të veçantë dhe historik për kombin tonë, në vitin jubilar të 100-vjetorit të pavarësisë, botimet nga shkrimtarët shqiptarë janë të pakta. Kështu shprehet Drejtoresha ekzekutive e një prej shtëpive botuese në Kryeqytet, Vasilika Sherifi,e cila është në kontakt të vazhdueshëm me botimet e reja.

Ajo thotë se botimet shqiptare janë të pakta në numër dhe në tematikën e tyre. Sipas saj për këtë, përgjegjëse janë instancat shtetërore të cilat duhet të jenë promoter nxitjeje për shkrimtarët, gjë e cila mungon.
 

Ndërsa përsa i përket sezonit veror, Vasilika pohon se gjatë këtij sezoni, botimet shqiptare janë më të pakta si në botim ashtu edhe më pak të kërkuar nga lexuesit , akoma vazhdon të ruahet ai raporti që librat e përkthyer janë dhe më të tërhequr për shkak edhe të faktit që autorët botërorë janë më të njohur dhe më më famë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›