E Diel, 1 Nëntor 2026

Dibër, dëmtuan ujësjellësin, arrestohen 6 persona

Gjatë persona janë arrestuar nga policia e Dibrës pasi akuzohen se kanë dëmtuar makineritë e ujësjellësit
 duke lënë pa uje te pijshem banoret e zonës.

Burime nga policia bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Agim Dadja 63 vjeç, Dilaver Spahiu 44 vjeç, Munir Markeçi 67 vjeç, Shkëlqim Dadja 57 vjeç, Abdi Leka 35 vjeç dhe Ilir Dadja 26 vjeç të cilët akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dëmtuar makineritë e ujësjellësit të komunës Mevlan të qarkut të Dibrës.

Dyshohet se ata kanë dëmtuar makineritë e ujësjellësit, per te mos lejuar qe uji t’u percillet edhe fshatarëve. Të arrestuarit pretendojnë se marrja e ujit nga fshatarët dëmton të mbjellat, për shkak se nuk mbetet uji i mjaftueshëm për vaditje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›