E Shtunë, 31 Tetor 2026

Botox për të mos humbur vendin e punës

Operacionet plastike dhe botox-i tashmë nuk po përdoren vetëm për të ngjarjë më bukur, por edhe për të ruajtur vendin e punës. Kjo gjë po ndodh sidomos në Amerikë, por fenomeni po përhapet edhe në Europë. Për tu dukur të rinj, personat që punojnë në menaxhim apo në marrëdhëniet në publik, gjithmonë e më shumë po përdorin operacione, në mënyrë që të ngjajnë sa më të rinj dhe sa më të pashëm. Sipas American Society of Plastica Surgeons, vitin e kaluar kanë bërë 13 milionë persona operacione plastike. Kjo gjë po vërehet edhe tek meshkujt, pasi një milionë prej tyre, kryesisht mbi 55 vjeç, kanë bërë operacione plastike, në mënyrë që mos të humbin vendin e punës dhe të duken të rinj.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›