Shumë e hollë për të qenë femra më seksi në botë
Rosie Huntington-Whiteley është cilësuar si femra më seksi në të gjithë botën. Por, shumë kanë dyshime për këtë, sidomos për faktin se ajo është shumë e hollë. Një gjë e tillë u vu re gjatë shfaqjes së David Letterman, në të cilën ajo ishte e ftuar. Modelja 24-vjeçare ka thënë se në fillimet e saj, menaxherët i kishin thënë se kishte kile të teperta dhe për këtë arsye ka mbajtur një regjim të fortë. Ndoshta do të bënte mirë që të shtonte pak në peshë, pasi jo të gjithë meshkujt tërhiqen nga femrat elegante, sidomos kur janë kaq të holla.