E Diel, 1 Nëntor 2026

Botuesi Fahri Balliu zhvillon takime në Komisionin për Evropën të Senatit dhe në Komitetin e Helsinkit të Kongresit Amerikan

03-08-2012 / Gazeta 55

Shkrimtari dhe publicisti Fahri Balliu pritet në Senatin amerikan nga këshilltari për politikën e jashtme i Senatores Jeanne Shaheen, kryetare e Komisionit për Europën, si dhe në kongresin amerikan nga kryekëshilltari i Komitetit të Helsinkit, Mark Milosch, si dhe këshilltari i lartë Bob Hand

Bashkëbisedim në Komisionin për Evropën të Senatit
Në vazhdim te vizites se tij ne Kongresin Amerikan, botuesi Fahri Balliu zhvilloi nje bashkëbisedim te ngrohte me z. Chad Kreikemeier, Këshilltarin për Politikën e Jashtme të Senatores Jeanne Shaheen - Kryetare e Komisionit për Europen në Senatin Amerikan. Gjatë bisedës, botuesi Balliu bëri një ekspoze të reformave të ndërmarra nga qeveria dhe mazhoranca për integrimin e vendit në strukturat europiane dhe vlerësoi rolin dhe ndihmen qe Komisioni i Jashtem i Senatit Amerikan dhe veçanerisht Kryetarja e Nënkomisionit per Europen Senatorja Shaheen luan ne kete drejtim. Z. Balliu paraqiti tek bashkebiseduesit opinionin e tij per qasjen perendimore te Shqiperise, vendin e saj historik ne familjen europiane, si edhe raportet me te fundit ne procesin e integrimit.
Botuesi Fahri Balliu u ndal edhe tek debati me i fundit politik per çështjen e heqjes se imunitetit, duke bere nje pasqyrim te detajuar te gjenezës se ketij debati, sfondit te tij dhe pozicionit aktual te paleve politike.
Z. Kreikemeier, pasi i shprehu mirëseardhjen, e falenderoi z. Balliu per menyren e veçante te parashtrimit te çështjeve dhe argumenteve te ofruara. Gjithashtu  Z. Kreikemeier vlerësoi takimin me te fundit te Kryeministrit Berisha me Kryetaren per Komisionit per Europen ne Senat, Senatoren Shaheen dhe u shpreh i bindur per rrugën e reformave dhe te ardhmen e sigurte evropiane te vendit tonë.

Bashkëbisedim në Komitetin e Helsinkit të Kongresit Amerikan
Në vazhdim të vizitës se tij ne Shtetet e Bashkuara, botuesi Fahri Balliu zhvilloi nje bashkebisedim te ngrohte me z. Mark Milosch, Kryekëshilltar në Komitetin e Helsinkit të Kongresin Amerikan, si dhe Keshilltarin e Larte Bob Hand.
Ne fillim zyrtaret amerikane i shprehen mirëseardhjen botuesit Fahri Balliu dhe vlerësuan rolin e tij si publicist, shkrimtar dhe gazetar.
Nga ana e tij z. Balliu beri nje ekspoze te shtypit dhe medias shqiptare ne pergjithesi, rolin e saj ne informimin e drejte te shoqërise dhe raportin me te vërtetën. Duke u ndalur tek zhvillimi qe media shqiptare ka njohur ne demokraci, larmine e saj dhe profilin e krijuar, botuesi Balliu vlerësoi se ka akoma me shume vend per te ofruar tek lexuesi informacion me cilësor dhe me te drejte, duke tentuar të përmbushet sa me mire misioni i saj.
Duke u ndalur tek zhvillimet me te fundit ne Shqiperi, ne profilin e analistit politik z. Balliu i njohu te pranishmit me miratimin me konsensus te reformës zgjedhore, si një garanci me shume për zgjedhjet e ardhshme dhe kalimi kësisoj ne nje stad me te larte te plotesimit te rekomandimeve te sugjeruara nga partneret europiane. Ndërsa lidhur me çështjen e heqjes se imunitetit per zyrtaret bashkebiseduesit u njohen me pozicionet me te fundit te palëve dhe vendosmërinë e mazhorances per te zhveshur çdo koracë mbrojtëse dhe për të qenë te barabarte perpara ligjit si të gjithe qytetaret.
Gjate bisedës se ngrohte dhe interesante, publicisti Balliu iu përgjigj interesimit për tema të ndryshme që lidhen me fokusin e punës së Komitetit të Helsinkit të Kongresit Amerikan.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›