Botuesit: Ligji rrezikon librin
Rreziku qe ju vjen botimeve dhe kultures shqiptare nga rivendosja 20 % e TVSH-se mbi librin
Kuvendi i Shqiperise ne menyre te papritur, votoi para dy ditesh per rivendosjen e tatimit mbi vleren e shtuar (TVSH) ne masen 20% per librat qe hyjne ne Shqiperi, vetem pas me pak se dy vjetesh kur kjo takse u be zero ne fillim te vitit 2006. Votimi i kesaj mase, edhe pse shume deputete te pozites dhe opozites e kundershtuan me force dhe argumente, u be pa u diskutuar me pare dhe pa marre mendimin e grupeve te interesit, sic duhet te ndodhe sipas ligjeve ne fuqi dhe rregullores se Parlamentit, madje pa u diskutuar as ne komisionet perkatese te media, arsimit e kultures, si dhe ne ate te integrimit. Shoqata e Botuesve Shqiptare e konsideron vendimin per rivendosjen e tatimit mbi vleren e shtuar per librin shqip si shprehje te moskujdesit dhe mosvleresimit te shtetit ndaj kultures se shkruar, punes se bere dhe arritjeve te deritanishme te autoreve dhe botuesve shqiptare, mosnjohjes se realitetit per gjendjen e rende sociale te lexuesve tane, si dhe mungesen e politikave te qarta kulturore dhe te vizionit bashkekohor ne punen me librin.
Gjithashtu, Shoqata e Botuesve Shqiptare e konsideron nje vendim te nxituar te Kuvendit te Shqiperise behet per interesa te ngushta te disa shtypshkronjave, pronaret e te cileve jane prane personave te veshur me pushtet dhe qe do te ndikoje negativisht ne rritjen e te lexuarit nder shqiptaret dhe do te frenoje zhvillimin normal te botimeve shqiptare, do te kete impakt negativ dhe frenues per botimet e autoreve dhe botuesve shqiptare qe vijne nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, diaspora e emigracioni, si do te demtoje rende interesimin e studiuesve, studenteve dhe te interesuarve te tjere per librin ne gjuhe te huaj. Nga ana tjeter, vec minimizimit te veprimtarise botuese per te realizuar vepra me cilesi dhe parametra tipografike bashkekohore, ligji i sapomiratuar bie ne kundershtim te hapur me