E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taksa na varferon kulturen

Sali Bashota - poet, shkrimtar, drejtor i Bibliotekes Kombetare, Prishtine
Qarkullimi i lire i librit ne tere hapesiren kulturore shqiptare, pa ngarkesa te tatimeve te vleres se shtuar, do te ishte nje shembull shume domethenes per vendimin e drejte qe do te merrnin institucionet qeveritare si ne Shqiperi, po ashtu edhe ne Kosove. Pra, vendosja dhe rivendosja e taksave per librin, eshte nje kufizim teper i ndjeshem per lexuesin, prandaj ky veprim mund te kete efekte negative ne shume drejtime. Taksat doganore te percaktuara per librin, gjithsesi, do te varferonin kulturen e lexuesve, funksionin e botuesve, gjithsesi, do te varferonin edhe perkushtimin dhe vullnetin e autoreve, madje edhe ne nxitjen, perkrahjen, stimulimin e vlerave. Prandaj, autoret, botuesit, lexuesit, bibliotekat etj., me funksionalizimin e ligjit per rivendosjen e TVSH-se, pa dyshim, do te jene ne nje pozicion te palakmueshem ne shume fusha te bashkepunimit, qofte madje edhe ne relacionet brendashteterore apo ne relacionet kulturore Shqiperi-Kosove.
Fundja, shoqeria demokratike shqiptare, per te hyre ne boten moderne te komunikimit kombetar dhe nderkombetar, pikerisht ne shekullin XXI, gjithsesi, ka nevoje per nje qarkullim te lire te librit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›