Bozdo Berisha prezanton zgjidhje konkrete dhe realiste Rama kunder

Këto ditë kryeministri Berisha vijoi të prezantojë zgjidhje konkrete dhe realiste për të krijuar vënde pune, duke investuar në infrastrukturë, rrugë, porte, energji e sisteme vaditëse,fabrika . Në një deklaratë për mediat zv/ ministri i Ekonomisë Enno Bozdo ka akuzuar kreun socialist
Edi Rama se është kundër çdo ndërtimi dhe punësimi.
“Edi Rama i detyroi deputetet e tij të votojnë kundër çdo fondi që krijoi këto 45 mijë vënde pune.
Zoti Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër fondeve për ndërtimin e 10 mijë kilometrave rrugë.
Zoti Rama i detyroi deputetet e tij të votojne kundër ndërtimit të 16 impianteve të vaditjes.
Zoti Rama i detyroi deputetët e tij të votojnë kundër ngritjes së terminalit të pasagjerëve në Durrës.
Zoti Rama i detyroi deputetët e tij të votonin kundër të gjitha uljeve të taksave dhe reformave të përmirësimit të klimës së biznesit.
Zoti Rama i detyroi deputetët e tij të votonin kundër të gjitha konçesioneve dhe është zotuar ti anullojë ato.
Duke duke bërë kështu, zoti Rama nuk bëri gjë tjeter veçse votoi kundër hapjes se çdo vëndi pune për punëtorët e ndërtimit, për punëtorët e autostradave, kamionistet, punëtorët e porteve, punëtorët e fabrikave dhe sipërmarrësit, sepse e vetmja punë për të cilën Rama ka merak, është si të jetë i punësuar vetë në Partinë Socialiste.
Zoti Rama bëri të pabërën kur tha se rrugët nuk krijojnë vënde të reja pune”- deklaroi Bozdo.
“A mendon zoti Rama se ne nuk duhet të vazhdojmë të ndërtojmë rrugë të reja?
A mendon ai në të vërtetë se infrastruktura nuk hap vënde pune? A do t’ua thotë publikisht këtyre 45 mijë shqiptarëve që u punësuan direkt në këto projekte, apo dhjetra mijëra të tjerëve që do të punësohen në te eardhmen, apo do të fshihet prapa blogjeve dhe ideve që i vijnë nga dhoma e tij e ndenjes, ngjyrë manushaqe?
Eshte fare e qartë se zoti Rama nuk ka idenë më të vogël se si krijohen vëndet e punës dhe klima e favorshme për zhvillimin e bizneseve”- vijoi më tej ai.
Ai e akuzoi Ramën se me të ashtuquajturin plan për rritje taksash, krijon papunësi dhe e ka shndërruar Edi Ramen në macen e zezë të biznesit shqiptar.
“Partia Demokratike do të vijojë të investoje në infrastrukturë për të krijuar sa më shumë vënde pune, duke e bërë jetën e çdo qyetari akoma më të mirë”-përfundoi Bozdo.