E Diel, 1 Nëntor 2026

Topalli ne facebook Te henen miratojme marreveshjen per TAP

Kryetarja e Kuvendit bëri me dije në facebook se të hënën në seancë plenare Kuvendi do të miratojë marrëveshjen trepalëshe, me Italinë dhe Greqinë për gazsjellësin Transadriatik. Përmes tij, mundësohet gazifikimi i Shqipërisë dhe çdo familje shqiptare do ketë mundësinë që me çmim shumë më të ulet të siguroje energjinë për ngrohje, gatim dhe nevoja të tjera. Kostoja do të jetë më e ulët për familjet dhe biznesin thotë topalli e cila shton se TAP nxit investime dhe mijëra vende të reja pune. ”Me këtë gazsjellës, ne afrohemi më shumë me Evropën. Shqipëria behet aleat kyç strategjik për BE. Ne bëjmë punë të mëdha. Ne flasim me vepra”-shkruan Topalli në facebook.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›