E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bozdo Rama pas Kryeministrise po dhunon biznesin

Eno Bozdo

Tirane 12 shkurt 2011 NOA- Zevendes ministri i Ekonomise Eno Bozdo ne nje dalje para medieve deklaroi se dhuna e 21 Janarit po ushtrohet perseri ndaj reformave te qeverise dhe komunitetit te biznesit.

Dje Edvin Rama kreu i pucisteve qe sulmoi me dhune ne 21 janar per 5 ore rresht Kryeministrine per te marre pushtetin forcerisht ndermori nje sulm te hapur dhe te mirellogaritur ndaj vendimit te qeverise shqiptare per te proceduar me privatizimin e aseteve te mbetura shteterore. Dhuna verbale e tij kercenoi gjithashtu edhe komunitetin e biznesit duke premtuar raprezalje per te gjithe ata biznesmen qe do te merrnin pjese ne kete proces deklaroi Bozdo.

Sipas tij Rama i beri keto deklarata duke u zotuar se nese ai do te vije ne pushtet do te anulloje keto privatizime madje do te anulloje te gjitha privatizimet dhe koncesionet.

Me tej Bozdo shtoi Edvin Rama u zotua se do te anulloje privatizimet duke u ofruar shqiptareve praktiken e tij korruptive te 20 per cdo leje ndertimi sic u faktua nga kontrata e tij e fundit te ndertimeve tek liqeni artificial apo praktiken tjeter te qytezes Delijorgji te 54 pallateve te perbashketa me sipermarresin e tragjedise se Gerdecit te cilin se fundmi e nxorri edhe nga burgu.

Sipas Bozdos Rama sot perfaqeson Kryebashkiakun qe sipas Transparency International eshte ne krye te 3 vendeve me te korruptuara te Globit per lejet e ndertimit.

Ai tha se Ministria e Ekonomise eshte shume e vendosur te zbatoje me rreptesi dhe me transparence te gjitha procedurat dhe fton kedo shoqerine civile perfshire dhe deputetet e opozites te vezhgojne dhe monitorojne procesin ne cdo hap te tij.

a.y/NOA

Lajme te ngjashmeNuk ka lajme te ngjashme Lidhjebiznesit Eno Bozdo kreu i pucisteve privatizime shoqerine civile vendimit te qeverise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›